Instituti i njohur gjerman “Eko Trend” ka shpėrblyer modelet Peugeot 207 e 308 pėr vetėdijesim ekologjik.
Eko Trend ėshtė institut i pavarur i cili nga viti 1995 merret me analizimin e produkteve qė kanė tė bėjnė me mjedisin nė Gjermani, si dhe kriteret e pėrgjegjėsive mjedisore e sociale nėpėr kompani.

Gjatė analizimit tė industrisė automobilistike ata nuk kanė marrė parasysh vetėm sasinė e karburantit tė shpenzuar dhe emetimin e gazrave tė dėmshėm CO2, por edhe kriteret ekologjike gjatė prodhimit tė produktit, si dhe mundėsitė e riciklimit.

Se Peugeot ėshtė njėri prej prodhuesve tė parė tė automjeteve qė janė tė vetėdijesuar ekologjikisht, tregon edhe fakti se modeli 206 ka qenė automjeti i parė nė kategorinė e automjeteve tė vogla nė tė cilin ėshtė integruar filtri pėr pastrimin e gazrave tė dėmshme (FAP), qė ėshtė vazhduar edhe nė modelin 207.



Orientimi i qartė i Peugeot ndaj mbrojtjes sė mjedisit kuptohet edhe nėpėrmes konceptit "Blue Lion" i cili njė nga detyrat kryesore qė ia ka caktuar vetes ėshtė emetimi minimal i gazrave tė dėmshėm.