Toyota do ta prezantojė nė Frankfurt, gjeneratėn e re tė Prius- njėrit nga hibridet e para dhe mė tė popullarizuara nė botė.
Nė fokus te gjenerata e re e Prius, janė pėrmirėsimet e shumta, pėrkatėsisht pėrsosmėria e teknologjisė hibride.



Njoftohet se kompania japoneze ka shpenzuar shumė para dhe mund pėr pėrmirėsimin e sistemit efikas hibrid tė Prius-it, kėshtu qė thuajse 90% tė elementeve tė kėtij sistemi janė tė ridizajnuara, ndėrsa principi bazė i punės mbetet i njėjtė.

Tani, motori ka vėllim mė tė madh, fuqi pak mė tė madhe dhe shpenzim mė tė vogėl. Nė fakt motori benzinė 1.5 L, ėshtė rritur nė 1.8 L, ndėrsa fuqia maksimale arrin nga 78 deri nė 99 KF.



Shpejtėsia maksimale ėshtė rritur nga 170 nė 180 Km/h, ndėrsa shpenzimet janė zvogėluar nga 4.3 L/100 km nė 3.9 L/100 km.

Veē tjerash ky motor plotėson edhe normat “Euro 5” dhe sė shpejti pritet t’i plotėsojė edhe ato “Euro 6” pėr gazrat qė lėshon.