Dashuria e parė ėshtė e mbushur me shumė ideale ėshtė shumė mė intensive se lidhjet qė vijnė mė pas, sepse kėto tė fundit kalojnė nė njė rrugė tashme tė njohur dhe tė eksploruar. Sa mė shumė tė jetohet, aq mė shumė eksperienca kalohen dhe aq mė shumė humbet fantazia pėr t’i lėnė vendin reales. Tė vihesh nė kėrkim tė dashurisė sė parė ėshtė kėshtu njė mundėsi pėr tė rijetuar njė tė shkuar, qė tashmė nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm njė pjesė e fantazisė suaj dhe ėndrrave tuaja tė pafundme.

Kjo gjė bėn qė tė mos jetoni asnjėherė realitetin, por ta rikrijoni dhe idealizoni nė atė mėnyrė sa t’ju duket se po jetoni nė njė pėrrallė. Dėshirat pėr tė shkuarėn mund tė jenė pasoja thjesht tė zhgėnjimeve dhe tė stresit qė njerėzit kalojnė nė jetėn e tyre dhe pėr tė shpėtuar nga tė gjitha mundohen qė tė gjejnė pak qetėsi nė historinė e tyre mė tė bukur tė dashurisė. Kėto emocione bėjnė tė mundur qė tek ne tė ndizen ndjenja mbrojtėse psikologjike. Nė njė moment stresi imagjinojmė se njėherė dhe njė kohė nė jetėn tonė ekzistonte njė njeri qė na kuptonte dhe ai vazhdon tė jetė aty perfekt si gjithmonė.