Receta Gatimi

Dashuria ėshtė sekreti i njė jete tė qetė!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18

    Dashuria ėshtė sekreti i njė jete tė qetė!




    Studimi i Harvardit, pėr tė zbuluar lumturinė, ka zgjatur 72 vjet. Mes 268 "kavieve" ishte edhe John Kennedy. Pėrfundimi? Ai qė do dhe duhet jo vetėm nga partneri, por edhe nga prindėrit, miqtė, motrat, vėllezėrit, mund tė jetė i gėzuar dhe tė jetojė njė jetė tė qetė e tė lumtur .

    Cili ėshtė sekreti i lumturisė? A ėshtė e mundur qė tė profetizosh se kush ėshtė i destinuar tė jetojė njė jetė tė gjatė, tė shėndetshme dhe me gjithė tė mirat, dhe kush do tė vdesė shpejt pas njė ekzistence torturuese? Prej 72 vjetėsh, Universiteti prestigjioz i Harvardit ėshtė pėrpjekur t‘u japė njė pėrgjigje tė saktė kėtyre pyetjeve tė vėshtira, pėrmes njė studimi tė quajtur "Grant Study", i cili ėshtė konsideruar edhe mė i gjati i kėtij lloji i realizuar deri mė sot. Qėllimi? Pėr tė sqaruar misteret qė trazojnė njerėzimin qė nė fillimet e historisė.

    Pėrgjigjja qė japin studiuesit ėshtė shumė e qartė dhe e thjeshtė: lumturia dhe dashuria. Vetėm ai qė do dhe duhet jo vetėm nga partneri, por edhe nga prindėrit, miqtė, motrat, vėllezėrit, mund tė jetė i gėzuar dhe tė jetojė njė jetė tė qetė e tė lumtur.

    "Studimi mjekėsor u ka kushtuar shumė vėmendje personave me probleme mendore dhe pak rėndėsi njerėzve tė shėndoshė", tha nė 1938-ėn psikiatri i Harvardit, Arlie Bock, kur filloi zyrtarisht studimin, qė e mori emrin nga manjati i magazinave tė mėdha, W.T.Grant.

    Pėr tė studiuar sekretin e lumturisė dhe zhvillimin e saj pėrmes fazave tė ndryshme tė jetės, Bock pėrzgjodhi 268 studentėt mė tė mirė, mė ambiciozė dhe mė tė privilegjuar tė Harvardit, duke u angazhuar qė t‘i ndiqte pėrmes karrierės, luftėrave, martesave, divorceve, nipėrve dhe sėmundjeve, deri nė vdekje.

    Nė ato kohė, Harvardi ishte njė enklavė vetėm pėr meshkujt e pasur, elitėn e Anglisė dhe katėr prej studentėve qė iu nėnshtruan studimit u bėnė senatorė, njė u bė ministėr dhe pjesa tjetėr drejtues industrish. Mes tyre ishte edhe njė President, John Kennedy (por dosja e tij nuk mund tė hapet para vitit 2040); njė gazetar i madh, Ben Bradlee, drejtor i "Washington Post" gjatė skandalit "Watergate" dhe njė shkrimtar i famshėm, Norman Mailer.

    Por emrat e nxėnėsve qė iu nėnshtruan studimit do tė mbeten pėrgjithmonė njė mister. Edhe Joshua Wolf Shenk, gazetari i parė qė kontrolloi arkivat e "Grant Study", ka qenė i detyruar tė mos i bėnte publike emrat e nxėnėsve nė materialin qė publikoi nė revistėn amerikane "The Atlantic".

    Megjithatė, nė fund Shenk i pasqyroi rezultatet e studimit, tė cila shpesh ishin kontradiktore me ato tė George Vaillant, psikiatrit 74-vjeēar tė Harvardit, qė 30 vite mė parė supozoi pėrfundimet e studimit, kur shumė prej studentėve tė tij premtues kishin marrė rrugė tė keqe.

    Njė tjetėr studim i bėrė nė Harvard nė vitin 1940 te 456 proletarė tė getove tė Bostonit (qė u quajt "Glueck Study") arriti nė tė njėjtat rezultate. Pasi mbushin 50 vjeē, mė shumė se njė e treta e "kavieve" (studentėve) shfaqte simptoma tė sėmundjeve mendore, alkoolizmit dhe varėsisė ndaj ilaēeve. Pjesa mė e madhe, pa mbushur 50 vjeē, humbėn jetėn duke u vetėvrarė. Arlie Bock ishte shtangur nga rezultatet: "Kur i zgjodha ishin shumė normalė", i rrėfen ai Vaillant, nė njė prej dokumenteve tė gjetura nga Shenk.

    Megjithatė, metodologjia e ndjekur nga studimi ishte rigoroze. Falė donacioneve federale dhe private pėr tė paguar studimet e kushtueshme, ēdo dy vjet Vaillant u kėrkonte pjesėmarrėsve tė hartonin pyetėsorė me pyetje tė ndryshme mbi shėndetin fizik dhe mendor, cilėsinė e martesės, fėmijėt, karrierėn, sėmundjet dhe pensionin. Ēdo pesė vjet "kaviet" i nėnshtroheshin kontrollit, kartelat e tė cilėve plotėsoheshin nga mjekėt pėrkatės, ndėrsa ēdo 15 vjet duhej tė jepnin intervista tė gjata, duke iu pėrgjigjur pyetjeve personale nga ēdo fushė e jetės, si praktike ashtu edhe emocionale.

    Shqetėsimi kryesor i Vaillant? "Tė studioja mė shumė mėnyrėn se si kėta persona reagonin ndaj problematikave tė ndryshme, natyrisht jo atyre personale", shpjegon Shenk. Studenti qė nė fillim iu duk mė i pėrshtatshmi dhe mė premtuesi nga tė gjithė, ėshtė i pari qė pati njė fund tė hidhur. Pas njė fėmijėrie tė lumtur, nė njė shtėpi me 11 dhoma dhe 3 banja, burri- djalė i njė doktori tė pasur dhe i njė artisteje -u martua dhe bėri karrierė jashtė shtetit. "Mė pas filloi tė tymoste dhe tė pinte alkool", shkruan Vaillant nė bllokun e tij tė shėnimeve. "Nė moshėn 35-vjeēare u zhduk, duke i lėnė kėshtu pėrgjysmė pyetėsorėt tanė. Mė vonė morėm vesh se papritur kishte vdekur".

    Njė burrė tjetėr, i konsideruar si klouni i grupit, pėr shkak tė personalitetit tė tij plot gjallėri, u martua tri herė dhe prej kėtyre martesave lindėn tre fėmijė. Ka bėrė punė tė ndryshme, para se tė pranonte homoseksualitetin e tij, duke u bėrė mė pas njė lider i mirėnjohur nė lėvizjet pėr tė drejtat e homoseksualėve. Ai vdiq nė moshėn 64-vjeēare, i alkoolizuar, duke rėnė nga shkallėt, pasi ishte nė gjendje tė dehur.

    Por personi mė intrigues nga tė gjithė, sipas Shenk, ėshtė vetė Vaillant, shkencėtari i jashtėzakonshėm dhe mė i ēuditshėm i Harvardit (ndonjėherė vinte nė zyrė me shapka), i cili ėshtė konsideruar shpirti i studimit, pasi nė mungesė tė regjistrimeve, pėrdorte shėnimet e tij personale. I lindur nė njė prej familjeve mė aristokrate tė New England, Vaillant mbeti jetim qė nė moshėn 10-vjeēare, kur i ati, njė burrė i suksesshėm dhe i lumtur (tė paktėn kėshtu dukej nga pamja e jashtme), u vra me njė plumb pranė pishinės sė shtėpisė. "Nėna e tij nuk pranonte tė fliste pėr ngjarjen", tregon Shenk. "Nuk i bėnė ceremoni varrimi dhe nuk shkelėn kurrė mė nė atė vilė". Pas tre divorcesh, psikiatri u rikthye me gruan e dytė. Fėmijėt e tij e pėrshkruanin jetėn me tė atin si "njė luftė civile" dhe tregonin se kishin kaluar vite pa ia kthyer fjalėn. "Miqtė e tij mė tė ngushtė tregonin se nuk dinte t‘i ndante marrėdhėniet miqėsore nga ato intime", thotė Shenk.

    Edhe pėr kėtė fakt, pėrfundimet e arritura janė simbolike: "Miqėsia, dashuria dhe marrėdhėnia e mirė me vėllezėrit, motrat dhe prindėrit ėshtė ēelėsi i lumturisė". Por Shenk nuk ėshtė kaq i prerė: "Studimi filloi me propozimin pėr tė analizuar jetėn e atyre individėve nėn lenten e njė mikroskopi. Por nė fund ato jetė ishin shumė tė mėdha, shumė tė ēuditshme e shumė tė pasura me sfumaturė dhe kontradikta pėr t‘u etiketuar", shkruan ai nė revistėn amerikane "The Atlantic".

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    edhe kjo me pelqen

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Dashuria, sekreti per nje jete te lumtur
    Nga Kliton nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2013, 09:28 PM
  2. Ku eshte Dashuria ?
    Nga vaaldr1n nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-08-2012, 08:06 PM
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2011, 09:05 PM
  4. Julia Roberts: Dashuria zė vendin e parė nė jetė
    Nga ardona nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-09-2010, 03:32 AM
  5. Kjo ėshtė dashuria
    Nga ruwejda nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 14-08-2010, 01:41 AM