Rrėfimi nė vetėn e parė.Ishte fundi i vjeshtės, kur shirat ishin bėrė tashmė tė zakonshėm, si ditėn, ashtu edhe natėn.
Por, natėn dukej se rrezet e hėnės i bėnin rojė dashurisė. Nuk dukej se ishte rastėsi, por kryekėput vullnet i Detit pėr tė vizituar bjeshkėt dhe ashtu tė lagura e tė zhveshura nga gjethet. Qielli dukej se po hapej dhe retė si me hapa tė shpejtė parakalonin mbi kokat tona, qė paralajmėronin se deri nė agun e mbrėmjes prapė do tė ketė tė reshura.
Nuk ishte e lehtė tė rrahėsh rrugėt me gurė e puset me ujė aty-kėtu qė ishin krijuar nga reshjet e vazhdueshme tė asaj fund vjeshte. Nė rrugė e sipėr, vėrejtja se Detarja dukej se ishte mbushur frymė dhe ishte lodhur nga tatėpjeta e madhe drejt bjeshkės.
Njėzėri vendosėm qė tė ulemi dhe si pėr koincidencė aty pranė nesh ishte njė burim ku me shumė vrull derdhej gurra e ujit tė freskėt.
Derisa shuam etjen dhe lagėm sytė, na dukej se u relaksuam pak. Nė nisje tė hapit tė parė, pikat e para tė ftohta tė shiut tė asaj parambrėmjeje filluan.
Dy thėllėza, kafe nė tė bardhė, ishin i gjithė triumfi i atij rrugėtimi atraktiv qė bėmė atė ditė.
Me tu kthyer nga bjeshka, pikat e shiut u bėnė mė tė shpeshta dhe si nė faj e lagnin pardesynė gri tė Detares. Kur hapėm derėn e shtėpisė, nga zjarri nė vatėr kishte mbetur vetėm prushi, i cili shėrbeu si hell pėr tė pjekur mish.
Derisa cakėrruam gotat me verė dhe i dhuruam njėri-tjetrit puthje, njė shkėndijė vetėtime pėrshkoi qiellin. Zhurma e bubullimės paralajmėronte se kėtė natė do tė ishte ngrohtė, ngase nėna natyrė kishte marrė gjithēka nė dorė...