Njė listė me emrat e biznesmenėve mė tė fuqishėm nė vend dhe me numrat e tyre tė telefonit pėrkrah, qė iu gjet tė shumėkėrkuarit Dritan Dajti, nuk do ta ēudiste aspak policinė shqiptare. Prej kohėsh dyshimet se njeriu qė u mori jetėn katėr efektivėve tė policisė gjashtė ditė mė parė nė Durrės, ishte kapo i njė grupi kriminal qė vinte gjoba bizneseve, ishin mjaft tė forta.
Por, gjetja e listės me emrat konkretė tė biznesmenėve dhe numrat e tyre tė telefonit janė njė tjetėr provė komprometuese pėr super tė kėrkuarin. Kjo listė i ėshtė dorėzuar Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, e cila do tė hetojė pėr tė zbardhur tė gjitha rastet e gjobėvėnieve.

Burime nga Prokuroria e Pėrgjithshme thanė se nė kėtė listė ishte dhe emri i njė biznesmeni tė fuqishėm tė ndėrtimit, i cili pak kohė mė parė i kishte dorėzuar Dajtit shumėn prej 500 mijė eurosh. Madje, pėr t’u bėrė dorėzimi i shumės sė majme tė parave, ėshtė pėrdorur njė tjetėr biznesmen i njohur kryeqytetas qė operon po nė fushėn e ndėrtimit.

Ndėrkohe, Prokuroria e Krimeve tė Rėnda prej dy ditėsh po kėqyr 10 telefonat celularė dhe kartat sim qė iu gjetėn tė shumėkėrkuarit Dritan Dajti nė momentin e arrestimit. Vetėm pėrmes tyre dhe zbardhjeve tė thirrjeve telefonike nga kompanitė celulare, hetuesit mund tė arrijnė nė gjurmėt e personave qė kanė ndihmuar tė dėnuarin pėr vrasjen e biznesmenit Beqaj.

Ajo ēfarė ka ēuditur prokurorėt, ėshtė se nė telefonat e Dajtit janė gjetur njė mori numrash tė personazheve mjaft tė njohur tė politikės apo dhe punonjės tė policisė sė Shtetit. Nuk dihet ende nėse Dajti ka komunikuar me kėto numra apo thjesht i kishte tė regjistruar nė celular pėr t’i pėrdorur atėherė kur mund t’i nevojiteshin.