Njė parakalim i gabuar ka qenė shkaku i pėrplasjes sė 3 auto-veturave nė aksin rrugor Rrėshen-Kalimash, nė fshatin Gziq. Pėr pasojė kanė mbetur tė plagosur 4 persona , mes tė cilėve edhe dy fėmijė tė cilėt fatmirėsisht janė jashtė rrezikut pėr jetėn.
Policia bėn tė ditur se pėr shkak tė parakalimit tė gabuar tė mjetit tip Benz me targa tė Tiranės 9702 I, ka ndodhur pėrplasja e tij me njė furoistradė mė targa tė huaja dhe njė mjeti tip golf me traga tė Kosovės 534KS756.
Mėsohet se ka mbetur i plagosur rėndė shtetasi Isat Pema ndėrkohė qė nuk janė bėrė tė ditur emrat e tė plagosurit tjetėr dhe tė dy fėmijėve. Tė lėnduarit janė dėrguar menjėherė nė spital ndėrsa policia ndodhet nė vendngjarje pėr tė zbardhur plotėsisht shkaqet e aksidentit. Nė kėtė segment rrugor kanė ndodhur shpesh aksidente pėr faktin se mund tė udhėtohet vetėm nė njėrėn korsi, kurse tjetra ėshtė ende jo funksionale.
Aksidentet vazhdojnė tė pėrgjakin rrugėt e Shqipėrisė kohėt e fundit. Nė njė hark kohor prej pak ditėsh dhjetėra aksidente u shėnuan nė autostradat e vendit. Policia shtrėngoi masat nė kėtė drejtim duke shumėfishuar numrin e policėve nė rrugė dhe duke shpėrndarė fletushka me udhėzime. Emigrantėt, kanė qenė shpesh herė autorė dhe viktima nė aksidentet e shpeshta.