Libri i Presidentit Bill Klinton, Jeta ime, ėshtė njė portret i plotė dhe i sinqertė i njė udhėheqėsi botėror, i cili qysh nė rininė e tij vendosi tė vinte nė shėrbim tė publikut dhuntitė intelektuale dhe politike, si dhe aftėsinė e tij tė jashtėzakonshme pėr tė punuar.
Libri tregon pėr ecurinė e njė amerikani tė jashtėzakonshėm, i cili, falė energjive dhe pėrpjekjeve tė mėdha, bėri udhėtimin e vėshtirė nga qyteti Houp i Arkansasit nė Shtėpinė e Bardhė - njė udhėtim nėpėr jetėn e tij, ku shquhet interesi i veēantė qė ka ai pėr procesin politik: nė kolegj, nė punėn si stazhier pėr senatorin Uilliam Fulbrait; nė Oksford, kur u bė pjesė e lėvizjes sė protestės kundėr luftės nė Vietnam; nė Fakultetin e Drejtėsisė tė Jeilit, kur zhvilloi fushata nė terren pėr kandidatėt demokratė; kur u kthye nė Arkansas, kur kandidoi pėr nė Kongres, si prokuror i pėrgjithshėm dhe si guvernator.
"Lufta ime nė Kosovė" - Bill Klinton - Nga kujtimet e ish Presidentit Amerikan tė pėrmbledhura nė librin me titull "Jeta Ime", kapitulli i plotė 52, "Mbi luftėn nė Kosovė"
Bill Klinton rrėfen pėr herė tė parė pėr publikun atmosferė, prapaskenat dhe hapat diplomatike, politike dhe ushtarake qė ēuan ne fillimin e bombardimeve mbi ish Jugosllavi, me 24 mars 1999. Problemet e 11 javėve tė luftės ajrore, dorėzimi i Milloshevicit dhe pėrgatitja e hyrjes sė trupave paqeruajtėse nė Kosovė.
......Kur erdhi koha pėr tu kthyer, ne ishim duke hyrė nė njė luftė tjetėr Ballkanike. Kėsaj here nė Kosovė. Njė vit mė parė, serbet kishin filluar njė sulm kundėr rebelėve shqiptarė kosovarė, duke vrarė shumė njerėz tė pafajshėm; kishte fėmijė dhe gra qė i kishin djegur nė shtėpitė e tyre. Raundi i fundit i agresionit serb kishte ndezur shkėndijėn e njė eksodi tė ri refugjatėsh dhe kishte shtuar dėshirėn e shqiptarėve kosovarė pėr pavarėsi. Vrasjet ishin shumė tė ngjashme me ditėt e para tė luftės nė Bosnje, e cila ashtu si edhe Kosova ishte ure lidhėse e ndarjes qe ekzistonte mes myslimanėve evropian dhe tė krishterėve serbė ortodoksė, njė vijė ndarėse pėrgjatė sė cilės kishte pasur konflikte tė herėpashershme prej gjashtėqind vitesh.
Nė vitin 1974, Tito i kishte dhėnė autonomi Kosovės, duke i lejuar vetėqeverisje dhe kontroll mbi shkollat. Nė 1989-ėn Milloshevici i hoqi Kosovės tė drejtėn e autonomisė. Qė prej kėsaj kohe, tensioni kishte ardhur nė rritje derisa shpėrtheu mė pas nė 1995-ėn kur Bosnja arriti pavarėsinė. Unė isha i vendosur pėr tė mos lejuar qė Kosova tė bėhej njė Bosnje e dytė. Po kaq e vendosur ishte edhe Medlin Ollbrajt (Madeleine Albright).
Ne prill tė vitit 1998, Kombet e Bashkuara kishin detyruar mbi serbėt njė embargo armėsh. Ndėrkohė, Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt e saj kishin vendosur mbi ta embargo ekonomike pasi kishin dėshtuar ti jepnin fund armiqėsisė dhe nuk hynin nė dialog me shqiptarėt kosovarė. Nga mesi i qershorit, pėr tė bėrė tė mundur ndalimin e dhunės, NATO-ja kishte filluar tė planifikonte njė numėr mundėsish pėr ndėrhyrje ushtarake. Teksa afrohej vera, Dik Hollbruk (Dick Holbrooke) ishte kthyer nė rajon pėr tu pėrpjekur tė gjente njė zgjidhje diplomatike pėr kėtė konflikt.
Nga mesi i korrikut forcat serbe sulmonin sėrish kosovarė tė armatosur dhe tė paarmatosur, duke detyruar kėshtu 300, 000 shqiptarė kosovarė tė tjerė qė tė linin shtėpitė e tyre. Vonė, nė shtator Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara aprovoi njė rezolutė tjetėr, e cila kėrkonte fundin e konfliktit dhe nė fund tė muajit ne dėrguam edhe njė herė Hollbruk-un (Holbrooke) nė Beograd qė tė pėrpiqej tė gjente gjuhėn e arsyes me Milloshevic-in.
Me 13 tetor, NATO-ja kishte kėrcėnuar tė sulmonte Serbinė brenda katėr ditėve nė rast se nuk respektoheshin rezolutat e Kombeve tė Bashkuara. Sulmet ajrore u shtynė kur u pa se 4 mije oficerė tė forcave speciale Jugosllave ishin duke u tėrhequr nga Kosova. Pėr pak kohė gjerat u pėrmirėsuan. Por, ne janar tė vitit 1999, serbėt filluan tė vrisnin serish kosovarė tė pafajshėm dhe kėshtu sulmet ajrore dukeshin tė pashmangshme. Ne vendosėm tė provonim diplomacinė edhe njė herė, por nuk kishim shume optimizėm. Objektivat e palėve ishin shume larg njėra tjetrės.
Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja donin qė Kosova tė gėzonte autonominė politike qė kishte pasur nėn kushtetutėn Jugosllave ndėrmjet viteve 1974 dhe 1989 derisa ua hoqi Milloshevic-i si dhe dėshironim njė force paqeruajtėse tė drejtuar nga NATO-ja qė tė garantonte paqen dhe sigurinė e civilėve kosovarė, duke pėrfshirė kėtu edhe minoritetin serb. Milloshevic-i dėshironte ta mbante Kosovėn nėn kontroll dhe ishte kundėr vendosjes atje tė trupave tė huaja ushtarake. Shqiptarėt kosovarė kėrkonin pavarėsi. Por ata ishin tė ndarė edhe mes tyre. Ibrahim Rugova, kreu i qeverisė hije, ishte njė burrė i butė, i dalluar pėr mbajtjen gjithmonė tė njė shalli rreth qafės. Unė isha i bindur qė me tė mund tė arrinim njė marrėveshje paqeje, por nuk isha aq i sigurt pėr faktorin tjetėr, Ushtrinė Ēlirimtare Kosovare (UCK), tė drejtuar nga njė i ri i quajtur Hashim Thaci. UCK-ja kėrkonte pavarėsi dhe e besonte se mund tė ndeshej dhėmb pėr dhėmb me ushtrine serbe.
Palėt u takuan nė Rambuje (Rambouillet), nė Francė, me 6 shkurt (1999) pėr tė rėnė dakord mbi hollėsitė e njė marrėveshjeje, e cila do tė rikthente autonominė, do tė mbronte kosovarėt nga shtypja me anė tė njė operacioni tė drejtuar nga NATO-ja, do ta carmatoste UCK-nė, dhe tė lejonte ushtrinė serbe tė vazhdonte tė ruante kufirin. Medlin Ollbrajt (Madeleine Albright) dhe homologu i saj britanik Robin Kuk (Robin Cook) ngulėn kėmbė agresivisht nė favor tė kėsaj politike. Pas njė jave bisedimesh, tė koordinuara nga Ambasadori Amerikan Kris Hill, (Chris Hill) dhe homologėt e tij nga Bashkimi Evropian dhe Rusia, zbuluam se qėndrimi ynė kundėrshtohej nga tė dyja palėt: serbet nuk donin tė binin dakord pėr vendosjen nė Kosovė tė njė force paqeruajtėse, tė drejtuar nga NATO-ja, dhe kosovarėt nuk donin tė binin dakord pėr tė pranuar autonominė, ne rast se nuk merrnin garanci pėr mbajtjen e njė referendumi ku do tė vendosnin pėr pavarėsinė. Dhe UCK-ja nuk ishte e kėnaqur qė do ti duhej tė carmatosej, pjesėrisht pėr arsye se ata nuk ishin tė sigurt se mund tė mbėshtetshin nė forcat e NATO-s pėr tu siguruar mbrojtje. Grupi ynė vendosi ta shkruante marrėveshjen nė njė formė tė tillė qė ta vononte mbajtjen e referendumit, por tė mos e mohonte atė pėrfundimisht.
Nė 23 shkurt, shqiptarėt kosovarė, pėrfshirė kėtu edhe Thaēin, e pranuan marrėveshjen nė parim, u kthyen nė shtėpi pėr tua kumtuar atė njerėzve tė tyre dhe nė mes tė marsit udhėtuan pėr nė Paris pėr tė firmosur dokumentin e pėrfunduar. Serbet e bojkotuan ceremoninė, ndėrkohė qė 40 mijė trupa serbe ishin grumbulluar pėrreth Kosovės dhe Milloshevic-i pėrsėriti se ai nuk do te lejonte kurre vendosjen e trupave te huaja ne token Jugosllave. Unė e dėrgova Dik Hollbruk-un (Dick Holbrooke) per ta takuar ate per here te fundit, por edhe Dik-u nuk mundi ta lėvizte nga vendi.