Regjisori dhe aktori anglez Ēarli Ēaplin, lindi mė 16 prill tė vitit 1889 ishte njė talent i jashtėzakonshėm, i cili shpenzoi jetėn pėr t'i bėrė njerėzit tė qeshin dhe tė mendojnė. Nė moshėn 20 vjeēare Ēaplin inkuadrohet nė ansamblin e Karnos, ansambėl ky qė kultivonte traditėn angleze tė pantomimės. Aty Ēaplini mėsoi tė bėnte akrobacione, tė vallėzojė dhe tėrė atė qė i nevojitej pėr artin e tij pa zė. Ėndėrronte t’a luante Romeon mirėpo nė fillim tė karrierės sė tij, “Keystone” e angazhoi qė tė bėhej shakaxhinjė, dhe atė pėr 150 dollar nė javė. Filmi i tij i parė xhirohet mė 1914 me titullin “Gjallnia“.
Kur bota vuante pasojat e Luftės sė Parė Botėrore, shumė njerėz gjetėn shpresė nė filmat e tij, edhe pse pas komikes sė tyre fshihej njė jetė e trishtuar. Nė njė sondazh mbarėbotėror tė drejtuar nga kritikė tė filmit, Ēaplini votohet si aktori mė i madh i historisė sė kinemasė.
Ai i dha komedisė njė frymė tė re nė njė kohė kur paniku i pasluftės, fashizmi dhe depresioni ishin pjesė e jetės, nė Evropė dhe Amerikė. Ndėrsa jeta e tij pas ekranit ishte e tronditur, dhe ndoshta ky ka qenė shkaku i frymėzimit tė thėnies sė famshme sė "Jeta ėshtė njė tragjedi kur e sheh me lupė dhe komedi nė rrjedhėn e saj".
Njė kohė Ēaplini bėntė pėrpjekje qė t’a ndėrron kostumin dhe pamjen - kėshtu qė nė kėtė kėrkim ai nė fillim bėnte njė mjekėrr capi, kurse mė vonė fiksohet si personazh me karakteristika kostimografike qė do t’a pėrcjellin tėrė jetėn: gjysmė cilindėr, kėpucė tejet tė mėdha, pantallona po ashtu tė mėdha, redengotė tepėr tė ngushtė, pėrslluk tė larmė, shkop tė hollė dhe hecje karakteristike.
Filmi i parė regjinė e tė cilit e ka bėrė vet ėshtė filmi “I nxėnė nė kafene“. Nė kėtė film pikėrisht hetohet lindja e njė ylli tė ri nė botėn e filmit.

Ēaplin, absurdi i kohės

Mė 1916, Ēaplini pėr shumėn 670.000 dollar nėnshkruan konturat me kompaninė “Mutual“, dhe atė vetėm pėr 12 filma. Aty i xhiron mes tjerash kėta tituj: “Ēarli nė shtėpinė e mallrave“, “Zjarrėfiksi“, “Aventuristi“, “Emigranti“, “Rruga e qetė“ etj. Gati tė gjithė kėta filma janė vepra mjeshtėrore tė Ēaplinit dhe gjenialitetit tė tij. Me filmat e tij dy rolėsh, ai e tejkalon famėn e Max Linderit. Montazha nė kėta filma ėshtė mjaft e thjeshtė dhe kryesisht mbėshtetet nė planė tė pėrgjithshme. Mė 1946, gjatė xhirimit tė filmit “Zotėri Verdu“, Ēaplini deklaron: “Planet e pėrgjithshme mė janė tejet tė nevojshme sepse unė kur interpretoj, interpretoj me kėmbėt e mia si me fytyrėn time. Unė jam vetė i pazakonshėm prandaj edhe nuk mė duhen kėndėxhirimet e pazakonshme.”
Ēaplin gjatė karrierės sė tij ka realizuar filma tė cilėt kanė lėnė gjurmė nė kinematografinė botėrore si: “ Dita e shpagesės “, “Kėrkimi i arit“m, “Cirku“, “Dritat e qytetit tė madh“, “Kohėrat moderne“, “Diktatori i madh“, “Zotėri Verdu“, “Dritat e skenės“, “Mbreti“ etj.
Gati nė tė gjithė filmat e Ēaplinit, krijohet pėrmes imazheve njė poezi e hidhur e vetmisė. Shihet fati i njeriut tė hedhur nė mes gjėrave trishtuese tė botės dhe paradokseve ku ka mė sė paku vend pikėrisht njeriu. Nė kėtė lloj botė, njeriu i Ēaplinit duket i vogėl dhe i hutuar, duket i humbur nė njė babilon punėsh tė pakuptimta.
Qė tė jetė absurdi edhe mė i madh, personazhi i Ēaplinit kėtė lloj bote e pėrballon me njė optimizėm rrezatues. Ai jeton me shpresė sepse pos shpresės nuk ka asgjė tjetėr. Me humorin e tij prekės, ai zbulon paradoksin e humanitetit duke e vėnė njeriun bashkėkohor tė “civilizimit modern“ nė raporte tėrėsisht tė dehumanizuara deri tek niveli i gjėrave. Ēaplini e kishte kuptuar dobėsinė e njeriut pėrballė natyrės dhe ishte i bindur se humori ėshtė e vetmja mėnyrė pėr t'i bėrė ballė asaj. E qeshura, besonte Ēaplini, lind prej kontradiktės. Spektatori shpėrthen nė tė qeshura kur Endacaku e gjen veten herė pas here nė situata tė pavolitshme.
Pėrvoja e tij e hershme nė jetė i pat mėsuar se e qeshura dhe dhimbja janė tė lidhura me njėra-tjetrėn. Ai thoshte se nė rini, romanin "Oliver Tuist" tė Dikensit e mbante poshtė jastėkut. Kjo tregon se asnjėherė nuk e harroi fėmijėrinė e tij tė varfėr. Regjisori Jean Cocteau, njė nga artistėt e talentuar tė shekullit tė njėzetė, thoshte se Ēaplini e pėrdor tė qeshurėn si gjuhė universale pėr tė gjithė popujt e botės, pavarėsisht moshės dhe racės. Kurse regjisori Haėard Haėaks e quante "Don Kishoti i komedisė".
Aftėsia e Ēaplinit pėr tė trajtuar probleme madhore duken qartė nė filmin "The Great Dictator" (Diktatori i Madh, 1940) dhe "Monsieur Verdoux" (Zoti Verdu, 1947). Tek i pari ai luan njėherėsh njė berber tė pafajshėm hebre dhe Hitlerin. E ēuditshme tė pėrfytyrosh se Ēaplini, ndėr njerėzit mė tė dashur tė botės, dhe Adolf Hitler, vrasėsi i i njerėzve nė masė, tė kenė diēka tė pėrbashkėt. Tė dy kanė lindur nė prill 1889 dhe mbajnė tė njėjtat mustaqe.
Madje disa thonė sė Hitleri i kopjoi artistit mustaqet pėr t'iu kundėrvėnė popullaritetit tė tij. Nė skenėn e fundit tė filmit, ai vėshtron nga kamera dhe i bėn apel spektatorit "tė luftojė diktatorin dhe tė mos e humbasė besimin".




“Lolita” e inspiruar nga jeta e Ēarli Ēaplin

"Dritat e skenės" ishte i fundit dhe mė mbresėlėnėsi film i Ēaplinit. Nė atė film ai i kthehet pas karrierės 40-vjeēare si aktor. Aty shprehet se "Jeta mund tė jetė e mrekullueshme nėse ti nuk i frikėsohesh asaj.
Gjithēka pėr tė cilėn ti ke nevojė ėshtė kuraja dhe imagjinata." Dhe ai mendonte se nė jetė ka gjėra mė tė tmerrshme sesa vdekja, prandaj prej jetės nuk duhet hequr dorė.
Pas karrierės sė suksesshme, jeta private e artistit ishte shumė e vėshtirė. Martesat me vajza shumė mė tė reja se ai nė moshė, ia quajtėn prirje e cila e kishte origjinėn te fėmijėria e trazuar. Martesa e parė me aktoren Mildred Harris, 12 vjet mė e re, pėrfundoi me divorc pas dy vjetėsh.
Nė moshėn 35-vjeēare martohet me Lita Grey, 16 vjeē. (Shumė vite mė vonė, shkrimtari Vladimir Nabokov, pohoi se romani i tij "Lolita" ishte frymėzuar nga marrėdhėnia e Ēaplinit
me Litėn).47 vjeē martohet me Paulette Goddard, njė aktore 24-vjeēare. Mė nė fund martesa e tij e katėrt me 17-vjeēaren Ooana O'Neill, vajza e dramaturgut Eugene O'Neill zgjati deri nė fund tė jetės sė Ēaplinit, mė 1977.
Nė kohėn e periudhės sė Makartizmit, nė Amerikė, Ēaplini dyshohej si pėrkrahės i komunizmit sidomos pėr komedinė e tij tė zezė "Dritat e Skenės" 1952. Vendimi pėr tė ruajtur qytetarinė angleze u pa me dyshim nga autoritetet dhe FBI e ndiqte pėr evazion fiskal. Ndėrsa diskutohej dėbimi i tij, autoritetet amerikane e ndaluan tė hyjė nė Amerikė kur ishte duke u kthyer nga pushimet me familjen. Mė nė fund vendoset nė Zvicėr ku xhiron dy filma dhe shkruan autobiografinė. Mė 1972 i jepet Ēmimi Oscar pėr karrierėn, dhe autoritetet i japin leje speciale pėr tė hyrė nė Amerikė. Ceremonia e Oscarit do tė mbetet e paharruar pėr pjesėmarrėsit qė kėndonin me pėrulje temėn e kėngės sė filmit "Kohėt Moderne"