Policia hungareze ka arrestuar nė aeroportin e Budapestit njė grua tė moshuar nigeriane, e cila ka tentuar tė kontrabandojė pothuajse njė kilogram kokainė, tė cilėn e kishte gėlltitur.
Zėdhėnėsi i policisė i ka thėnė agjencisė hungareze MTI se gruaja kishte ardhur nga Holanda.
Pas kontrollit, ajo u ėshtė bėrė e dyshimtė doganierėve, tė cilėt i kanė thėnė se duhet ti nėnshtrohet skanimit. Skaneri ka dėshmuar se ajo kishte gėlltitur 83 kapsula nė tė cilat nė pėrgjithėsi ishin 926 gramė kokainė dhe amfetaminė, shkruajnė sot agjencitė e lajmeve.