Nė misionin paqeruajtės nė Afganistan veprojnė edhe 251 trupa komando shqiptare. Sipas Ministrisė shqiptare tė Mbrojtjes pėr ushtarakėt nga Shqipėria nuk ka pasur asnjė problem gjatė ditės sė sotme.
Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa foli sot nė telefon me komandantėt e dy kontingjenteve shqiptare tė dislokuara nė Kabul dhe Herat tė cilėt kanė konfirmuar se misioni i tyre vazhdon me sukses pa asnjė incident tė shėnuar.

Ministri i Mbrojtjes Oketa ka njoftuar se do tė qėndrojė nė kontakt tė vazhdueshėm me trupat shqiptare deri nė pėrfundim tė procesit zgjedhor atje.

Shqipėria e cila qė prej prillit tė kaluar ėshtė njė vend anėtar i NATO-s pak javė mė parė vendosi qė tė shtojė praninė e trupave tė saj nė Afganistan dhe javėn e kaluar nisi me urgjencė njė tjetėr kompani, pikėrisht pėr tė ndihmuar nė masat pėrforcuese qė janė marrė me rastin e zgjedhjeve presidenciale.

Mbi 200 trupa shqiptare veprojnė nė Herat, nėn komandėn italiane, njė zonė e konsideruar relativisht e qetė dhe ku gjatė ditės sė sotme nuk janė regjistruar incidente problematike me forcat talebane tė cilat kanė kėrcėnuar popullsinė civile qė do tė merrte pjesė nė votime. /VoA/