Njė mashkull nga Zelanda e Re e ka fituar pseudonimin “Mbreti i Unazės” (Lord of the Ring) pasi qė 16 muaj pas ka gjetur unazėn e tij tė fejesės e cila i kishte rėnė nė ujėrat e thella tė portit tė qytetit Wellington. Kishte ardhur shumė shpesh qė ta kėrkojė, por vetėm dje e ka parė se si shndriste nė fund tė ujit.
Aleki Taumoepeau ėshtė bėrė “Mbreti i Unazave” vendas pasi qė nė formėn e njėjtė si nė filmin serik sė pari e ka humbur, e mė pas e ka gjetur unazėn e tij tė fejesės. Para 16 muajsh ai po udhėhiqte pastrimin e portit nė Wellington dhe derisa ishte nė barkė me pjesėn tjetėr tė ekuipazhit, unaza i kishte dalė dhe rrėshqitur nga dora. Dėshmitarėt e rastit kishin thėnė se krejt ngjarja kishte ndodhur sikur nė njė xhirim tė ngadalėsuar tė ndonjė filmi tė njohur aksion.

Aleki e kishte shėnjuar afėrsisht vendin ku i kishte rėnė unaza, mirėpo as pas 16 muajsh nuk kishte arritur ta kthejė thesarin e tij tė martesės. Ai ka thėnė se gruaja e kishte lutur tė blej njė unazė tė re, mirėpo ai kishte refuzuar dhe ishte betuar se do ta gjente.

Nė tentimin e fundit ai ėshtė shėrbyer me navigacion satelitor dhe pas njė lutje tė shkurtėr e njė orė kėrkimi, e ka parė unazėn e tij tė humbur se si po shndriste.

“Nuk kam mundur tė besoj se po e shihja aq qartė. E tėrė pjesa e sipėrme e unazės po shndriste”, ka thėnė Aleki.