Gjate muajit te shenjte te Ramazanit menyra e te ushqyerit tone nuk duhet qe te dalloje shume nga ajo normale dhe duhet qe te jete sa me e thjeshte.
Menyra e te ushqyerit duhet te jete e tille qe te ruajme peshen normale, duke mos fituar dhe duke mos humbur ne peshe. Duke patur parasysh oret e gjata te agjerimit duhet qe te marrim ushqim i cili tretet ngadal dhe jo ushqim i cili tretet shpejte. Ushqimi i cili tretet ngadale zgjate deri 8 ore, ndersa ushqimi i cili tretet shpejte zgjate vetem 3-4 ore. Ushqimet te cilit treten ngadale jane ushqimet te cilat perbehen nga elbi, gruri, misri, fasulja, mielli i misrit, orizi i paperpunuar etj. (te ashtuquajturat karbonhidrate komplekse). Ushqimet te cilat treten shpejte jane ushqimet te cilat permbajne sheqerera, mielli i bardhe, etj. (te ashtuquajturat karbonhidrate te perpunuara). Ushqimime fibra jane ushqimet si dritherat, kungulli, farerat, perimet si bizelet, borania, spanaqi, karrotat, si dhe pemet me levore, pemet e terura veqanerisht kumbulla, kajsiat, etj. Ushqimi i cili merret duhet qe te jete mire i ekuilibruar, me lloje nga te tri grupet e permendura, p.sh. peme, perime, mish/pule, peshk, buke/drithera dhe produkte te qumshtit. Ushqimet e ferguara nuk jane te shendeteshme dhe marrja e tyre duhet qe te kufizohet. Ato shkaktojne ērregullime te tretjes, dhemje ne lukth, dhe probleme me peshe.

Duhet shmangur
Ushqimit te ferguar dhe me shume yndyre. Ushqimeve te cilat permbajne shume sheqerera. Pirjen e tepruar te ēajit gjate te ushqyerit para agimit. Ēaji shkakton humbjen e mineraleve dhe elektroliteteve te vlefshme nepermjet urinimit te sforcuar.

Duhet marre
Karbonhidrate komplekse gjate ushqimit para agimit (suhur) ashtuqe ushqimi zgjate me teper duke e zvogeluar ndjenjen e urise. Hurmet jane burim i shkelqyeshem i sheqererave, fibrave, kaliumit dhe magneziumit. Bademat jane burim i mire i kaliumit, magneziumit dhe sheqererave.

Lengjet
Sa me teper uje ose lengje te pemeve gjate iftarit dhe renjes ne gjume ashtuqe trupi juaj do te kete mundesi qe te rregullon nivelin e lengjeve trupore me kohe.