Receta Gatimi

Letėr nga i vdekuri: Isha me ju Ramazanin e kaluar


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18

    Letėr nga i vdekuri: Isha me ju Ramazanin e kaluar

    A e di se Ramazanin do ta pėrjetojnė vitin e ardhshėm vetėm tė gjallėt e ti mund tė mos jesh prej tyre?
    Prandaj bėj vepra tė mira, pendohu tek Allahu, qaj pėr mėkatet tua, shfrytėzoje kėtė muaj, i cili mund tė jetė i fundit pėr ty.

    A e di se nėn tokė ka njerėz qė qajnė dhe vajtojnė, jo pėr shkak tė ndarjes nga fėmijėt dhe pasuria e tyre, por pėr shkak tė humbjes sė shumė Ramazaneve?
    Nuk kanė depozituar vepra tė mira, prandaj falėndero Allahu qė tė la tė jetosh e nuk tė bėri tė vdesėsh.

    A e di se nė spitale ka shumė tė sėmurė, tė cilėt janė tė privuar nga agjėrimi dhe falja e namazit?
    Lotėt e tyre rrjedhin nga vajtimi pėr shkak tė mospranisė sė tyre me vėllezėrit e tyre nė kėtė muaj. Falėndero Allahun, i Cili tė dha shėndet, ndėrsa tė tjerėt i ka sprovuar me sėmundje.

    A e di se agjėrimi i Ramazanit pranohet vetėm prej atyre qė falin namaz?
    Ki kujdes nga humbja e fesė tėnde me neglizhencėn tėnde ndaj namazit, pėr shkak tė gjumit apo kalimit nga koha e tij.

    A e di se kujt i agjėron stomaku dhe nuk i agjėron syri, veshi dhe gjuha nga tė ndaluarat, ai ka pėrfituar nga agjėrimi vetėm urinė dhe etjen?

    A e di se shejtanėt nga lloji i njerėzve nuk prangosen nė Ramazan?
    Ata janė mė tė rrezikshėm pėr fenė tėnde sesa shejtanėt nga lloji i xhinėve. Prandaj ki kujdes prej tyre.

    A e di se nata e Ramazanit ėshtė e barabartė me ditėn pėr sa i pėrket shenjtėrisė? Mos u bė prej atyre tė cilėt agjėrojnė ditėn nga e lejuara, kurse gjatė natės hanė harame.

    A e di se dallimi ndėrmjet agjėrimit tonė dhe agjėrimit tė ēifutėve dhe tė krishterėve ėshtė ngrėnia e syfyrit?
    Kundėrshtoji ata dhe pasoje tė dashurin tėnd, i cili thotė: “Hani syfyr, se nė tė ka bereqet.” Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

    A e di se dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit janė mė tė vlefshme se ato tė mėparshmet?
    Ki kujdes nga plogėshtia dhe molisja me ardhjen e kėtyre netėve.

    A e di se ta kėrkosh Natėn e Kadrit dhe tė falėsh namaz nė tė me besim dhe duke llogaritur nė shpėrblimin e Allahut, veprat e tua do tė ngrihen sikur tė kishe punuar tetėdhjetė vite?
    Mos e humb kėtė mundėsi duke shėtitur nėpėr tregje dhe duke humbur kohėn nė atė qė nuk sjell dobi.

    A e di se itikafi ėshtė i vlefshėm qoftė edhe njė pjesė tė natės apo tė ditės me qėllim afrimi ndaj Allahut?
    Mos e privo veten nga kėnaqėsia e veēimit me Allahun nė ndonjė prej shtėpive tė Tij.
    Ushtroje veten me itikaf, qoftė edhe njė pjesė te ditės ose tė natės.

    A e di se shikimi i serialeve pėrmes ekraneve televizive, dėgjimi i muzikės nė Ramazan konsiderohet pėrdhosje e shenjtėrisė sė kėtij muaji?
    Ki frikė Allahun dhe tė mos bėjnė amoralitet syri dhe veshi yt!

    A e di se nėse nuk i braktis fjalėt e kėqija (gėnjeshtrėn, shpifjen, pėrgojimin, sharjen, mallkimin), Allahu nuk ka nevojė qė tė lėsh ushqimin dhe pijen tėnde, ashtu siē thuhet nė hadithin autentik.

    A e di se kush nuk e pėrfundon leximin e Kuranit nė kėtė muaj brenda dhjetė ditėsh ndoshta llogaritet prej atyre qė e kanė braktisur atė?
    Si tė mos jetė kėshtu kur ky ėshtė muaji nė tė cilin zbriti Kurani.
    Shfrytėzoji ditėt dhe netėt e kėtij muaji pėr leximin e fjalės sė Allahut tė Lartėsuar.

    A e di se muaji i Ramazanit ėshtė mundėsi e artė pėr duhanxhinjtė qė ta braktisin atė dhe ta zėvendėsojnė me misvak?

    A e di se umreja nė Ramazan e ka shpėrblimin sikur tė kryesh haxhin me tė dashurin tėnd, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė?
    Shfrytėzoje kėtė mundėsi.

    A e di se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė amin nė lutjen e Xhibrilit pėr atė qė e ka arritur Ramazanin, ka pėrfunduar ai dhe nuk i janė falur mėkatet?
    Ai do tė futet nė zjarr.

    A e di se gjumi i natės ndihmon pėr shfrytėzimin e ditės me vepra tė mira? Shfrytėzoje atė brenda njė pjesė tė natės dhe ki kujdes nga pagjumėsia nė gjėra tė kota.

    A e di se Allahu i Lartėsuar i jep agjėruesit shpėrblimin e shumėfishuar pėr atė qė i jep ushqim agjėruesit qoftė edhe me njė gotė ujė? Prandaj i privuar llogaritet ai qė ėshtė privuar nga kjo mirėsi e madhe me kėtė vepėr tė lehtė.

    A e di se i lumturi nė festėn e Bajramit nuk ėshtė ai i cili vesh rroba tė reja, mirėpo kush do tė lirohet dhe do tė shpėtojė nga dėnimi.
    Sa prej tė varfėrve, tė ngratėve nė ditėn e Bajramit i mirėpresin melekėt nė rrugėt duke i pėrgėzuar me lehtėsim dhe shpėrblim dhe se Allahu ėshtė Bujar Fisnik
    Varfėria dhe nevojat e tyre nuk i dėmtuan fare, ndėrsa shumė tė tjerė tė pasur janė tė larguar nga mėshira e Allahut.

    E lusim Allahun e Lartėsuar tė na mundėsojė ta pėrfundojmė Ramazanin duke qenė Allahu i kėnaqur me ne!

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18
    A nuk ju kujtohem?

    Apo aq shpejt tė gjallėt i harrojnė tė vdekurit e tyre?
    A nuk ju kujtohet dita kur isha me ju nė Ramazanin e kaluar? Isha nė radhėt e falėsve duke bėrė ruku e sexhde.
    Isha me falėsit nė namazin e teravisė, me agjėruesit, me ata qė e pėrmendnin Allahun, me ara qė jepnin dhe e shpenzonin pasurinė e tyre nė rrugėn e Allahut.

    Nuk e dija se qe Ramazani i fundit qė po agjėroja nė jetėn time.
    Nuk e dija se qe Ramazani i fundit qė po pėrjetoja nė jetėn time.
    Sikur ta dija, do t’i shtoja mirėsitė, begatitė dhe vlerat e kėtij muaji, do t’i shtoja adhurimet (ibadetet) me tė cilat i afrohemi Allahut tė Lartėsuar dhe do tė shtoja lėmoshėn (sadakanė) dhe veprat e mira.
    Sikur ta dija se qe Ramazani i fundit nė jetėn time, do tė mė shihnit shumė tė kujdesshėm qė tė mos mė ikte namazi me xhemat nė xhami e ai i teravisė si dhe do tė lexoja Kuran mė shumė seē kam lexuar nė Ramazanin e kaluar.
    Do tė mė shihnit tė kujdesshėm nė zbatimin e urdhrave tė Allahut, larg mėkateve dhe tė ligave. Por…

    Ndoshta ju kujtohem kur po pėrshėndetesha me ju pas namazit tė Bajramit.
    Sikur tė dija se qe Bajrami i fundit nė jetėn time, do t’ju pėrqafoja fort.
    Ndaj, tė dashurit e mi, mė pėrkujtoni nė lutjet tuaja, ngase unė kam nevojė pėr to.
    Luteni Allahun qė tė mėshiroj dhe tė mė falė mua dhe tė gjithė tė vdekurit muslimanė, ngase jemi ndarė nga bota ku veprohet dhe nuk jepet llogari, pėr nė botėn ku jepet llogari e s’ka veprim.

    Shfrytėzoni ēdo minutė, madje ēdo sekondė tė jetės suaj, sepse janė tė shtrenjta dhe shumė tė vlefshme.
    Vlerėn e tyre e di vetėm ai qė i ka humbur.
    Pėrgatituni pėr botėn tjetėr, e furnizimi mė i mirė ėshtė devotshmėria ndaj Allahut tė Lartėsuar.
    Merrni mėsim dhe pėrfitoni nga ata qė kanė vdekur.
    Dijeni se dynjaja ėshtė vendkalim pėr nė botėn tjetėr dhe se xheneti ėshtė i shtrenjtė.

    Pėrfytyroni, vėllezėr tė nderuar, se ky ėshtė Ramazani i fundit nė jetėn tuaj. Punoni ēdo punė me tė cilėn Allahu ėshtė i kėnaqur nė muajin e Ramazanit dhe vazhdojini me pėrqendrim ato pas Ramazanit, qė gjendja e juaj ps vdekjes tė mos jetė si e atyre pėr tė cilėt flet Allahu nė Kuran: “E kur ndonjėrit prej tyre i vjen vdekja, ai thotė: “O Zoti im, mė kthe, qė tė bėj vepra tė mira e tė kompensoj atė qė lėshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo ėshtė vetėm fjalė qė e thotė ai, e ata kanė para tyre njė perde (distancė periodike) deri nė ditėn kur ringjallen.” (Muminun, 99-100)

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Sikur te isha...me ty...tani...
    Nga erinda nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 194
    Postimi i Fundit: 15-08-2013, 02:58 PM
  2. Brad Pitt: Nuk isha i lumtur me Jennifer Aniston
    Nga vaaldr1n nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-09-2011, 09:28 PM
  3. 7 arsye pėr tė kaluar tek Firefox 4!
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-02-2011, 01:39 PM
  4. Kaka: Nuk isha vetvetja
    Nga vaaldr1n nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-08-2010, 01:54 PM
  5. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-06-2010, 09:58 PM