Fluksi i madh i emigrantėve qė duan tė largohen nga Shqipėria nė drejtim tė Italisė ka shkaktuar mesditėn e sotme kaos dhe trafik nė Portin e Vlorės dhe nė brendėsi tė qytetit.
Njė numėr i madh automjetesh janė parkuar drejt Portit tė Vlorės dhe presin nė radhė pėr tu larguar me tragete nga Shqipėria. Shefi i qarkullimit rrugor nė Vlorė, Adriatik Huti bėri tė ditur se automjetet e parkuara brenda ambienteve tė Portit kanė shkaktuar kaos dhe trafik tė madh.

Moria me njerėz, ku nuk mungojnė gratė dhe fėmijėt presin nė radhė pėr tu larguar nga Shqipėria. Sipas Hutit zhvendosja e automjeteve nga rrugėt nė drejtim tė ambienteve tė Portit ėshtė bėrė pėr tė zhbllokuar rrugėt kryesore nė Vlorė qė kėto ditė vere po frekuentohen shpesh nga turistėt, sidomos fundjavave.

Shefi i qarkullimit rrugor pėr Vlorėn shton se kaosi ėshtė shkaktuar pasi edhe agjencitė e udhėtimit kanė shitur bileta mė shumė se kapaciteti i lejuar nė tragete, ndaj emigrantėt janė drejtuar dyerve tė Portit me shpresėn se do tė largohen qė sot. Policia ndėrkaq u bėn thirrje emigrantėve qė tė devijojnė rrugėt e brendshme tė Portit pėr tė mos rėnduar mė tej situatėn e krijuar.