Aksidenti ka ndodhur nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm nė aksin Polican-Novaj, kur makina ka dalė nga rruga dhe ka rėnė nė greminė. Mėsohet se viktima ėshtė drejtuesi i automjetit, ndėrsa 4 tė plagosurit, mes tyre dy fėmijė janė jashtė rrezikut pėr jetėn.

Pelegrinazhi nė malin e Tomorrit, ka shėnuar sot aksidentin e parė automobilistik.



Njė makinė tip benz, nė tė cilėn udhėtonin 5 persona ka dalė nga rruga dhe ka rėnė nė greminė.



Aksidenti ka ndodhur nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm nė aksin Polican-Novaj,kur makina po zbriste nga pelegrinazhi i malit tė Tomorrit.

Aksidenti ka shėnuar 1 tė vdekur dhe 4 tė plagosur, mes tyre dy fėmijė. Mėsohet se viktima ėshtė drejtuesi i automjetit, ndėrsa 4 tė plagosurit janė jashtė rrezikut pėr jetėn. Nuk dihet ende identiteti i viktimave tė aksidentit.

Pelegrinazhi i nisur 19 gusht nė malin e shenjtė tė bektashianėve ka shėnuar dje kulimin, me ritet tradicionale tė kėsaj feste qė u drejtuan nga kryetari i Kryegjyshatės Botėrore, Baba Reshat Bardhi.



Mijėra pelegrinė janė lutur dje nė Teqen e Kulmakut dhe kanė bėrė kurban pėr mirėsi e shėndet, ndėrkohė qė Festa e "Ditėve tė Tomorrit" do tė vazhdojė deri mė 25 gusht, me largimin e pelegrinėve tė fundit.