Shkatėrrohet banda e hajdutėve shqiptarė nė Itali, qė pėr 2 muaj kishin sulmuar dhe vjedhur mjaft vila nė provincat e Udines e Perdonones nė Itali. Operacioni i koduar Sonni Tranquilli (Gjumė i ėmbėl) ka vėnė nė pranga shqiptarėt: Elida Manjani, 22 vjeēe, Dylber Damėn, ndėrsa ėshtė shpallur nė kėrkim Adriano Ademi.
Kjo bandė ka arritur tė grumbullojė 200 mijė euro nga 133 vjedhje nė 26 lokalitete tė ndryshme tė dy provincave brenda dy muajve. Ademi konsiderohet si kapo i bandės hajdute shqiptare, por ai ka mundur tė arratiset pak para arrestimit.
Pėr Adriano Ademin pritet qė prokurori i Udines, Lorenzo del Xhudice tė nxjerrė njė mandat ndėrkombėtar arresti, pasi mendohet se ėshtė larguar drejt Kroacisė. Policia thotė se Ardian Ademi ishte prej kohėsh nė kėrkim.
Ndėrkohe hetimet mund te shtrihen edhe tek persona tė tjerė tė dyshuar, nė dy shqiptarė dhe njė italian, banorė nė Venezia, tė cilėt mund tė kenė bashkėpunuar nė kėto vjedhje.
Policia thotė se banda vepronte nė mėnyrė tė mirėorganizuar. Pasi caktonin zonėn qė do tė godisnin, hynin natėn nė vilat e pasura, nė kohėn kur pronarėt flinin dhe vidhnin objekte me vlerė tė cilat i shisnin nė Shqipėri, por edhe para tė thata.