Receta Gatimi

Shqiperia ne NATO ne 2008


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Shqiperia ne NATO ne 2008

    E Marte, 22 Maj 2007
    Denion Ndrenika

    Bledar Kuka

    [align=justify:2896656b]Presidenti amerikan Xhorxh Bush do te mberrije ne Tirane ne 10 qershor per t'i konfirmuar Shqiperise, ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise dhe Kroacise, marrjen e fteses per anetaresim ne NATO ne samitin e ardhshem te Aleances Veri-atlantike. Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i konfirmoi mbreme gazetes, se vizita e presidentit Bush e ka kete qellim. Ministri i beri komentet ne mbremje vone, pasi u pyet mbi disa informacione te ardhura nga Brukseli dhe Uashingtoni per kete qellim dhe qe ishin publikuar ne gazeten kroate "Jutarnji List", ne gazeten greke "To Vima" dhe ne agjencine maqedonase te lajmeve "Makfax". Vete rezoluta e Senatit Amerikan si dhe firmosja e ligjit nga presidenti Bush per ndihme financiare te ketyre vendeve eshte deshmi e mbeshtetjes se SHBA-ve per anetaresimin ne NATO. Ato jane interpretime te mediave, por synimi i mbeshtetjes amerikane eshte bere i qarte qe me pare, tha me afersi mbreme me telefon ministri, referuar mundesise per ftesen ne samitin e Bukureshtit ne shtator, ndersa ne Uashington ne 2008 mbahet Samiti i Zgjerimit. Fillimisht, gazeta kroate "Jutarnji List" shkruante me korrespondentin e saj ne Bruksel, Augustin Palokaj, se zgjerimi dhe transformimi i NATO-s ka qene nje nga temat qe presidenti amerikan, Xhorxh Bush, ka diskutuar me shefin e NATO-s, Jap de Hop Shefer. Gazeta kroate shkruante se takimi ka ndodhur ne fermen e Bushit ne Kramford te Teksasit. Sic ben te ditur Augustin Palokaj i gazetes kroate "Jutarnji List", pritet qe Kroacia, Shqiperia dhe Maqedonia te marrin ftese per te hyre ne NATO ne takimin e ardhshem ne Bukuresht, ne pranvere te vitit te ardhshem. Lajmerohet se Bushi mund te mbaje, gjate vizites ne Tirane me 10 qershor, nje takim me tre kryeministrat e vendeve te Adriatikut, Shqiperi, Kroaci dhe Maqedoni. Gjithnje sipas gazetes kroate, pozicioni i Kroacise eshte pak me i mire, ndersa Shqiperia dhe Maqedonia duhet te plotesojne edhe disa kushte deri ne pranveren e ardhshme. Por diplomatet ne NATO pohojne se qendrimi amerikan eshte i tille, qe t'i pranoje te tre vendet njeherazi ne Organizaten e Atlantikut Verior. "Ky hap se bashku me zgjidhjen e statusit te Kosoves do te jete nje hap i vlefshem ne drejtim te stabilizimit te gjendjes ne Ballkan", - u shpreh per "Jutarnjin" nje diplomat i NATO-s. Gjithnje sipas Selise se NATO-s dhe Shtepise se Bardhe, takimi mes Bushit dhe Sheferit perfshinte ceshtje te tilla si: misioni ne Afganistan, Kosova dhe zgjerimi i NATO-s dhe per presidentin e SHBA-ve ky takim ben pjese ne kuader te pergatitjeve per turin e tij evropian, ku do te vizitoje Gjermanine, Italine, Polonine, Republiken Ceke, Shqiperine dhe Kroacine. Nderkohe, agjencia maqedonase "Makfax" i referohej gazetes greke "To Vima", per qellimin e vizites se presidentit Bush ne Tirane. Sipas tyre, "Bush gjate turneut se tij ballkanik muajin e ardhshem, do te therrase takim katerpalesh me perfaqesues te Maqedonise, Kroacise dhe Shqiperise, ku do te kumtoje inkuadrimin e tyre drejt NATO-s". Agjencia vijonte e perqendruar ne ceshtjet dalluese me Greqine te Maqedonise, suke shtuar se SHBA-te e mbeshtesin anetaresimin (e Maqedonise) ne NATO, "duke menduar se vendi mund te kycet drejt Aleances si Republika e Maqedonise, pa u zgjidhur kontesti me Athinen per emrin e saj kushtetues". Edhe ne kete rast, referenca ishte "To Vima", gazete e cila theksonte se "me ate rast ndermjetesuesi nderkombetar, Methju Nimic ka filluar takime me perfaqesues te KB-ve per kontestin ndermjet Athines dhe Shkupit per emrin kushtetues te Maqedonise". Javen e kaluar, kryeministri grek Kostas Karamanlis e paralajmeroi NATO-n se nuk do te pranoje qe Maqedonia te hyje ne Aleance nese nuk zgjidhet ceshtja me emrin e saj, te cilin Athina nuk e pranon. Shefja e diplomacise greke, Dora Bakojani, gjithashtu deklaroi se Maqedonia ende nuk i ka plotesuar te gjitha kushtet per anetaresim, si per shembull Kroacia dhe se nuk mund te inkuadrohet ne NATO. [/align:2896656b]

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e ingal
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Durrės
    Postime
    1,351
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19

    Re: Shqiperia ne NATO ne 2008

    Do zoti nuk e shtujne prap.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shqiperia ne NATO, Tirana ne feste
    Nga Kliton nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-04-2009, 09:02 AM
  2. Shqiperia e Kroacia, zyrtarisht ne NATO
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 06:32 PM
  3. Shqipėria siguron vizėn pėr NATO
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 11:18 AM
  4. Shqiperia dhe Lojrat Olimpike - Beijing 2008
    Nga ReniX nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-08-2008, 07:30 PM
  5. Shqiperia ne NATO
    Nga kuklla nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2008, 07:44 PM