Njė burrė nga Yorkshire ka vendosur rekord tė ri botėror duke kaluar 30 kilometra nėpėr rrugė tė mbuluar me xhama tė thyer, e krejt kėtė e ka bėrė pėr qėllime bamirėsie.
Guximtari 56-vjeēar Nigel Jardine nga qyteti i Leedsit ka kaluar kėmbėzbathur 1.060 metra pėr njė orė, me tė cilėn gjė ka thyer rekordin e mėhershėm prej 960 metrash. Mė vonė ai ka vazhduar udhėtimin e gjatė prej 27.5 orėsh pėr rekord tjetėr dhe ka bėrė 30 kilometra gjithsej.
"Jam mėsuar tė ecė nėpėr xhama tė thyer, ka thėnė garuesi, tė cilit i janė lejuar pauzat prej pesė minutash pas ēdo ore, e mė pas me nga njė pije, vizita nė tualet apo pushim nė formė tė shtrirė, shkruan gazeta britanike The Telegraph.
Nė kėtė mėnyrė ai i ka ndihmuar organizatės Action for Children e cila u del nė ndihmė fėmijėve. Jardine ka deklaruar se ėshtė shumė i lidhur me kėtė organizatė, sepse si fėmijė edhe ai ka qenė i keqtrajtuar fizikisht si nė shkollė ashtu edhe nė shtėpi.