Shuhen gjithė zjarret nė Greqi, pas njė angazhimi masiv tė zjarrfikėsve dhe gjithė banorėve tė zonave tė prekura.
Sipas informacioneve tė marra sot herėt nga zyrtarėt e zjarrfikėsve nė Athine, theksohet se situata ėshtė nėn kontroll edhe nė pjesėt e tjera tė vendit.

Kjo do tė thotė se rreth 90 zjarre tė cilat ishin aktive njė ditė mė parė, tashmė janė shuar, pėrfshi gjithė vatrat e zjarrit nė kryeqytet por edhe nė ishujt Evia e Zakinthos.

Autoritetet greke kanė thėnė se sot nuk ka asnjė vatėr zjarri aktive, dhe fatmirėsisht nuk ka dhe erėra tė forta, qė kanė favorizuar ditėt e mėparshme zjarret.

Zjarret nė Greqi shkrumbuan qė nga dita e premte e javės se shkuar mijera hektarė tokė, qindra shtėpi, pyje e kullota, ferma dhe vende tė shenjta duke shkaktuar njė katastrofė ekologjike.

Mijėra hektarė tokė e pyje janė kthyer nė toka djerrė. Nė zonėn e Atikės, zjarret qė filluan ditėn e premte tė javės sė kaluar, kanė djegur mė shumė se 150 hektarė pyje dhe mbi 200 banesa.

Fatmirėsisht nė kėto zjarre nuk u shkaktua asnjė viktimė, fale pėrgjigjes nė kohė tė autoriteteve pėr tė evakuuar gjithė banoret nga zonat e rrezikuara.

Zėdhėnėsi i qeverisė tha se bilanci i dėmtimeve do tė bėhet vetėm pasi zjarret tė shuhen pėrfundimisht.

Dy vite mė parė Greqia u pėrshi nga zjarret me vdekjeprurėse nė historinė e saj, tė cilat shkaktuan rreth 70 viktima.