Dritan Dajti ka rrėfyer pėr herė tė parė "masakrėn e Durrėsit", ku mbeten tė vrarė katėr punonjės policie.
Nė dhomėn e takimeve nė katin e dytė tė Spitalit tė Burgut nė Tirane, Dajti ka zhvilluar tė martėn nė mesditė njė bisedė njėoreshe me avokatin e tij Arben Qeleshi.
Me dy plumba nė trup, thuajse i paralizuar, Dajti ka qėndruar gjatė gjithė takimit i shtrirė. Megjithatė, gjendja ėshtė normalizuar dhe ai ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn.
Sipas informacioneve nga Spitali i Burgut, Dajti i ka treguar avokatit detaje interesante nga ngjarja, ku mbeten tė vrarė pesė persona.
"Isha bashkė me shokėt dhe befas pashė nga dritaret e automjetit ku udhėtoja disa persona civilė, me maska dhe tė armatosur. Pandeha se do tė mė vrisnin, pasi me vete kisha 150 mijė euro", ka thene ai.
Mė tej ai ka vazhduar duke theksuar se nuk ka dėgjuar asnjė thirrje tė tipit "ndal, policia!". Mė pas, pėr tu vetėmbrojtur ka pėrdorur njė pistoletė dhe gjithēka ka mbaruar pas disa sekondash.