Gripi i derrit rrezikon t'i marrė jetėn tė parit pacient shqiptar. Njė 45 vjeēar nga qyteti i Durrėsit i diagnostikuar me virusin AH1N1, qė prej sė dielės ndodhet i shtruar nė gjendje kritike pėr jetėn nė Sanatorium, nė periferi tė Tiranės.
Rasti i shtruar me urgjencė nė fillim tė javės nė Spitalin e Mushkėrive ėshtė paraqitur me probleme tė rėnda shėndetėsore pėr shkak tė sėmundjeve kronike, por pas analizave paraprake nė Institutin e Shėndetit Publik rezultoi pozitiv me virusin A. Dyshimet janė pėr virusin e gripit tė derrit pėr shkak tė simptomave tė shfaqura.

Shefi i reanimacionit nė Sanatorium Alban Hatibi, duke parė simptomat qė ka shfaqur pacienti ka filluar menjėherė trajtimi i tij me medikamentin Tamiflu.

“Nė fillim u evidentua si insuficiencė multiorganore, pėrveē prekjes qė u evindetua nė mushkėri nga grafia u panė dhe insuficienca tė organeve tė tjera si mėlēia . Duke qenė se nga Instituti i Higjienės erdhi pėrgjigja si virus A, jo e tipit H1 N1. Nė kėtė situatė filluam mjekimin me medikamentin standard tamiflu”, deklaroi Shefi i reanimacionit nė Sanatorium Alban Hatibi. Mė tej ai shtoi se gjendja shėndetėsore e 45 vjeēarit vazhdon tė jetė e rėndė.

Pacienti, babai i dy fėmijėve ka ardhur nė Shqipėri vetėm para disa ditėsh pasi jetonte nė Itali, ku edhe mendohet se mund tė jetė infektuar.

Nėndrejtori i Sanatoriumit, Arjan Mezini pohon se nė pritje tė pėrgjigjes pėr virusin AH1N1, pacienti ėshtė izoluar nė reanimacion.

“Nė momentin kur ėshtė mėsuar se pacienti mund tė ketė virusin e gripit tė derrit janė hequr dy pacientė qė ndodheshin nė reanimacion dhe ėshtė bėrė izolimi i 45 vjeēarit”, deklaroi nėndrejtori Mezini.

Ai shtoi mė tej se janė marrė tė gjitha masat, personeli mjekėsor qė i shėrben pacientit ėshtė i pajisur me maska dhe se nė spital disponohet sasia e duhur e tamiflusė. Deri tani 29 raste janė tė konfirmuara me virusin e gripit tė derrit nė Shqipėri.