Ideja pėr shkėmbimin e territoreve ėshtė ide e cila na ēarmatos para bashkėsisė ndėrkombėtare, dhe shkon nė dėm tė shqiptarėve. Kėshtu vlerėsuan pjesėmarrėsit nė konferencėn e pėrbashkėt tė rrjetit tė organizatave shqiptare, tė mbajtur sot nė Shkup nėn organizim tė lėvizjes qytetare Zgjohu.
Nė kėtė konferencė tė ROSH-it u prezantua raporti 6 mujorė i ngjarjeve aktuale nė Maqedoni, Shqipėri, Kosovė dhe Luginė tė Preshevės.

“Unė mendoj se neve po ma matet pulsi me kėtė tezen pėr shkėmbimin e territoreve ndėrmjet veriut tė Kosovės dhe Kosovės lindore, pikėrisht nė kohėn kur ne kur mė pak nuk i kemi kontrolluar kėto dy zona. Nė njėrėn anė s’po na lejojnė me pas ushtri, s’po na lejojnė me pas sovranitet, fjalėn e fundit e kanė ndėrkombėtarėt edhe nė anėn tjetėr na qesin kartėn shkėmbeni dy territoret qė nė fakt do tė duhej tė ishin tonat por qė aktualisht se kontrollojmė asnjėrėn.”, vlerėson Albin Kurti, Vetėvendosja, Kosovė.

“Ideja e krijimit tė shteteve tė pastra etnike ėshtė njė kuti pandore. Nė rast se neve i pėrshtatemi ose jemi akoma tė frymėzuar nga kėto ide, garant se ēarmatosemi nga mbėshtetja ndėrkombėtare. Absolutisht qė nuk do tė ishte e dėshirueshme pėr shqiptarėt njė shkėmbim territoresh dhe shkėmbim popullsie, do tė ishte njė traumė e jashtėzakonshme pėr popullsinė civile edhe po tė bėhej kjo gjė” theksoi Adri Nurellari, Instituti liberal, Shqipėri.

Ndėrkohė Artan Grubi, nga Lėvizja Zgjohu, theksoi se shqiptarėt nuk kanė se ēfarė tė shkėmbejnė por vetėm kanė se ēfarė tė marrin, ndėrkohė qė u ndal edhe nė implementimin Marrėveshjes sė Ohrit dhe dėshtimin e politikės sė subjekteve politike shqiptare nė kėtė drejtim dhe nė drejtim tė raporteve tė autoritete maqedonase kundrejt Kosovės.

“Dėshtimi i faktorizimit tė politikės dhe vullnetit shqiptarė pėrballė partnerėve maqedonas shihet nė vonesėn e pajustifikueshme pėr tė njohur Republikėn e Kosovės ma herėt, skandali me mos ftesėn e presidentit Sejdiu nė inaugurimin e kryetarit Ivanov, kushtėzimin e vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike me Kosovėn me vijėzimin e kufirit mes Maqedonisė dhe Kosovės.” tha Artan Grubi, Zgjohu, Maqedoni.

Ndėrsa pėrfaqėsuesi nga Lugina e Preshevės, pėrmendi shpėrnguljen e popullatės si rezultat i zhvillimeve tė fundit nė kėtė trevė tė banuar me shqiptarė.

“Janė arrestuar disa shqiptarė nga autoritet serbe nė emėr faktikisht tė luftės kundėr terrorizmit apo tė krimit tė organizuar, por ajo qė ėshtė mė keq ėshtė qė kjo ka ndikuar nė shpėrnguljen e mėtejshme tė qytetarėve, diku 500 familje shqiptare kanė lėshuar Preshevėn dhe Bujanovcin pas kėtyre arrestimeve nga frika. Do me thėnė nė kėtė kuptim pėrpos qė nuk kemi kthim tė popullatės sė shpėrngulur gjatė viteve 2000-2001 kemi edhe mė tepėr njė rritje tė shpėrnguljes” tregon Belgzin Kamberi, nga KDLNJ nė Preshevė.

Ndryshe Rrjeti i Organizatave Shqiptare ROSH pėrbėhet nga 20 organizata tė ndryshme shoqėrore shqiptare nga tė gjitha trevat ku jetojnė shqiptarėt. ROSH ka pėr qėllim qė tė organizoj aktivitete tė pėrbashkėta me karakter kombėtar si dhe tė punoj drejtė vetėdijesimit tė shqiptarėve pėr pozitėn e tyre politike, ekonomike e shoqėrore nė Ballkan..

Nė konferencė ndonėse tė paralajmėruar nuk morėn pjesė pėrfaqėsuesit e Malit tė Zi dhe Ēamėrisė.