Gazetari irakian Muntadhar al-Zeidi qė qėlloi me kėpucė presidentin amerikan George W. Bush nė vizitėn e tij tė parė nė Irak, do tė dalė nga burgu mė 14 shtator.
Avokati i gazetarit irakian Karim al-Sujeiry, deklaroi se al-Zeidi do tė lirohej tre muaj para pėrfundimit tė dėnimit pėr shkak tė sjelljes sė mirė.
Avokati bėn tė ditur se kanė marrė njoftim zyrtar nė kėtė drejtim dhe e cilėsoi lirimin e klientit tė tij si fitore pėr median e lirė dhe dinjitoze irakiane.
Gazetari Muntadhar al-Zeidi pati qėlluar presidentin e atėhershėm amerikan me kėpucė nė 14 dhjetor gjatė njė konference pėr shtyp. Fillimisht ai u dėnua me tre vjet burgim, por pastaj dėnimi iu ul nė njė vit pasi nuk kishte mė parė precedent penal.