Prifti protestant Ben Ries nga Belingami po e agjeron muajin e shenjet te ramazanit.
Kjo eshte nje angazhim jo edhe aq i lehte, sepse gjate Ramazanit duhet larguar nga pierja dhe ngrenja gjate dites per nje muaj rresht.
Ėshte gjithashtu e pazakonte sepse Ries eshte prift i kishes protestante ne Sterling Drive.
Ries i permbahet fese se tij , por thote se agjerimi, lutjet dhe meditimet gjate Ramazanit mund ta ndihmojne ate te behet i krishtere me i mire, e po ashtu prift, burre, dhe anetare me i mire i botes se llojllojshme qe shpesh po ndahet ne vija fetare.
Ries tani 30 vjeqar eshte bere prift i kishes se Belingamit para dy viteve. Ne te kaluaren ai ka agjeruar nganjehere nga nje dite por asgje serioze si tani nje muaj te plote.
Ramazani eshte muaji ne te cilin muslimanet besojne se ka zbritur Kur'ani, dhe qe i eshte shpallur profetit Muhamed. Ries ka filluar me leximin e Kur'anit dhe po mban nje ditar ne lidhje me pervojat dhe meditimet e tij. Ai zgjohet ne mengjes heret ne ora 4 ne agim per tu lutur dhe ndoshta edhe per te ngrene.
" Nuk jam person qe ha mengjes, andaj ka qene pak veshtire per mua. tha ai.
Uria gjate dites nuk eshte edhe aq e keqe sa eshte etja, tha ai, por per dallim nga njerzit qe jetojne ne uri, ai e din se ka per te ngrene kur te perendon dielli
Agjerimi i Ramazanit per tere urine qe ekziston ne bote, " tha Ries.