BMW ka paraqitur fotografitė e para tė kupesė sportive hibride. Vision Efficent Dynamic do tė mund tė shihet sė shpejti nė panairin e automjeteve tė Frankfurtit.
Bėhet fjalė pėr njė koncept i cili ka motor turbo me naftė nė bashkėpunim me dy elektromotorė. Koncepti ka 2+2 ulėse, derisa pėrdorė dyer tė cilat hapėn lartė, i gjatė ėshtė 4.6 metra, 1.9 metra i gjerė dhe gjithsej 1.24 i lartė.
Me tė vėrtetė tė jep pėrshtypje sportive, por ajo qė ėshtė e veēantė tek ky koncept ėshtė mu ajo qė fshihet nėn kapakun e motorit. Nė tė gjendet motori trelitėrsh 1.5 turbo me naftė, i vendosur tek boshti i prapmė. Zhvillon 163 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 290 Nm.
Fuqia transmetohet nėpėrmes marshit DSG me gjashtė shpejtėsi nė boshtin e prapmė, derisa motorit me naftė i ndihmojnė dy elektromotorė - secili i vendosur nė nga njė bosht. Kėshtu, fuqia e pėrgjithshme e kėtij koncepti ngritėt nė 346 kuaj fuqi me moment tė rrotullimit prej 800 Nm.
Bavarėzet deklarojnė se shpejtėsinė prej 100 kilometrash nė orė ky automjet i bukur e arrin pėr 4.8 sekonda, derisa maksimalja ėshtė 250 kilometra nė orė me shpenzim prej gjithsejtė 3.76 litrash nė 100 kilometra.