Deputeti i zgjedhur i Partisė Demokratike, Tritan Shehu, ka rrezikuar jetėn gjatė ditės sė djeshme, teksa po bėnte plazh nė brigjet e detit Jon nė Vlorė.
Ndryshimi i menjėhershėm i kushteve klimaterike, kanė bėrė qė Shehu bashkė me tre shoqėruesit e tij, teksa udhėtonin me njė jaht tė rrezikojnė seriozisht jetėn.

Ngjarja ndodhi rreth orės 17:45 tė sė dielės, kur ėshtė kėrkuar ndihmė nė Distriktin Detar tė Vlorės. Menjėherė pas dhėnies sė alarmit, nė drejtim tė detit janė nisur forcat e policisė kufitare, Guardia di Financa, si dhe njė skuadėr e Forcave tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė.

Pas disa minutash kėrkimi, jahti bashkė me ish-kryetarin e PD-sė dhe personat e tjerė ėshtė gjetur nė gjirin e Shėn Janit, pranė kepit tė Gjuhėzės nė Gadishullin Karaburun. Nuk ėshtė bėrė e ditur asnjė e dhėnė rreth pronėsisė sė jahtit dhe personave qė po lundronin nė det sė bashku me Shehun.

Ngjarja ėshtė mbajtur pothuajse sekret nga policia. Stuhia qė ka pėrfshirė papritur gjirin e Vlorės, ka zgjatur pėr gati dy orė. Era e fortė dhe deti i trazuar kanė shkaktuar dėme tė konsiderueshme nė zonėn e Rradhimės dhe sidomos atė tė Orikumit.