Kompania kineze farmaceutike Sinovac do tė fillojė shitjen e vaksinės kundėr gripit tė derrave, qė funksionon vetėm me njė dozė. Vaksina kineze kushton 30% mė lirė se ato tė kompanive perėndimore, bėri tė ditur shefi i Sinovac-it.
Kompanitė farmaceutike perėndimore si Baxter, Novartis apo GlaxoSmithKline kanė prodhuar vaksina kundėr H1N1, tė cilat duhen marrė sė paku nė dy doza pėr tė qenė efikase.

Nė Evropė Franca dhe Britania kanė marrė dozat e para tė vaksinave kundėr gripit tė derrave, por licensa pėr shpėrndarje do tė jepet vetėm nė muajin tetor.

Debati pėr vaksinat vjen nė kohėn kur virusi H1N1 ka shfaqur njė formė mė tė ashpėr, qė prek menjėherė mushkėritė.