Trafikanti amerikan i armėve, Efraim Diveroli, i akuzuar se i kishte shitur ilegalisht municione kineze Afganistanit ka pranuar fajėsinė pėr konspiracion pėr mashtrim tė qeverisė amerikane. Diveroli e pranoi fajėsinė tė hėnėn nė Miami tė Floridės.
Prokurorėt thanė se Diveroli, president i firmės AEY kishte njė kontratė 298 milionė dollarėshe me Pentagonin pėr tė furnizuar me municion qeverinė e Afganistanit. Kontrata e ndalonte kompaninė e Diverolit tė pėrdorte municion nga furnizues kinezė.

Diveroli e pranoi se kishte blerė municione kineze nga njė kompani shqiptare. Ai tha se kompania e tij e kishte ripaketuar municionin pėr tė zhdukur shenjat e prodhimit kinez para se ta dėrgonte nė Afganistan.

Diveroli e pranoi se i kishte shitur 90 milionė raunde municioni kinez Afganistanit. Qeveria amerikane i kishte paguar kompanisė sė tij mbi 10 milionė dollarė.

Shpallja e dėnimit pėr Diverolin ėshtė parashikuar tė bėhet mė 10 nėntor. Ai pėrballet me pesė vjet burg dhe 250 mijė dollarė gjobė.