Pothuajse nuk ka mėnyrė tė shpėrndarjes sė aplikacioneve dashakeqe, shtojcave dhe viruseve tė cilat hakerėt nuk i kanė pėrdorur. Mėnyra mė e re vjen nė formė tė shtojcave pėr Firefox.
Siē raportojnė ekspertėt e kompanisė pėr siguri softuerike Trend Micro nė internet ėshtė paraqitur forma mė e re e spyware, i maskuar nė formė tė pėrditėsimit tė rrejshėm tė Adobe Flash Player pėr Firefox. Nėsė pėrdoruesi e pranon instalimin brenda Firefoxit i instalohet shtojca me emėrtimin Adobe Flash Player 0.2.
Pas instalimit tė kėtij spyware pėrdoruesi gjatė vizitimit tė faqes kryesore tė Google ai i pėrgatit disa reklama tė caktuara, mirėpo kjo ndoshta nuk ėshtė edhe problemi mė i madh. Ky lloj sulmi i emėruar TSPY.EBOD.A i pėrcjellė tė gjitha aktivitetet brenda shfletuesit Firefox, e kėshtu edhe futjen e tė gjithė fjalėkalimeve dhe tė dhėnave tjera tė ngjashme.
Sikur edhe shumė herė deri mė tani, ua tėrheqim vėrejtjen tė mos instaloni shtojca tė cilave nuk ua dini burimin.