Torte me nutella dhe arre kokosi.
5 veze
250 gr sheqer
100 gr miell
50 gr kakao pluhur
150 gr miell arre kokosi
100 gr vaj ulliri
100 gr qumesht
1 pako sode per embelsira me vanilje
pak kripe
Per mbushjen dhe zbukurimin:
1 vazo me nutella
Rrahim mire vezet me sheqerin, pastaj hedhim miellin, arren e kokosit, soden, kakaon, pak kripe, i perziejme mire duke shtuar pak nga pak vajin dhe qumeshtin. e perziejme mire dhe masen e hedhim ne nje tave per embelsira qe me pare e kemi lyer fundin me pak gjalpe e miell. e futim ne furre dhe e pjekim per 40 minuta ne 160*.
e heqim nga furra dhe e leme te ftohet. pastaj e ndajme ne dy pjese ( dy disqe) dhe e mbushim me nutella. e mbyllim dhe elyejme dhe siper me nutella dhe i hedhim dhe pak miell arre kokosi.
Ju befte !
Kjo eshte nje torte e thjeshte dhe shume e mire. une e bera para disa javesh dhe doli shume e shijshme ( te pakten keshtu me thane kush e provoi.) p mundohem te ve dhe ndonje foto te tortes.