Ministri i Mbrojtjes i Shqipėrisė, Gazmend Oketa ka zhvilluar njė bisedė telefonike me komandot shqiptare nė Afganistan. Ai ėshtė njohur me gjendjen shėndetėsore tė ushtarėve shqiptarė tė cilėt janė tė prekur nga virusi i gripit tė derrit AH1N1.
Ministri i Mbrojtjes konfirmoi se njėri prej komando i cili ishte shtruar nė spital i infektuar nga virusi AH1N1 ėshtė shėruar plotėsisht, ndėrsa tre komandot e tjerė tė cilėt ishin vendosur nė karantinė nė njė ēadėr nė bazėn ushtarake nė Farah tė Afganistanit, si tė dyshuar me virus, rezultojnė se nuk janė tė prekur nga gripi i derrit.
Ministri Oketa ka komunikuar gjithashtu dhe me familjen e ushtarit, e cila banon nė qytetin e Lushnjės. Gjithashtu ka mundėsuar dhe komunikimin telefonik tė tyre me djalin ushtar nė Afganistan, ku familja ka marrė garancitė se ndihej mirė dhe ishte jashtė rrezikut. Megjithatė ushtari vazhdon tė mbahet nėn kontroll nė spitalin e kontingjentit italian nė Herat.
Ministria konfirmoi se pėr tre rastet e ushtarėve tė dyshuar se ishin prekur nga AH1N1, rezultatet e analizave tė mbėrritura sot kanė rezultuar negative.