Duhet te dini se mbi te gjitha teknikat e permiresimit te websitit tuaj eshte te ofruarit vizitoreve sherbimin me te mire, me cilesore, me te shpejte dhe ate qe ato kerkojne .

Faqet me te medha, me standarde, per ta arritur kete krijojne anketa fikse per te marre mesazhet e shikuesve te faqes, opinionet e tyre dhe rezultatin e sondazheve per elemente te caktuar te sherbimeve tuaja … pra nje “feedback”

Si mund ta realizojme nje ankete te tille:

Serisht, ne ndihme na vjen Google, me sherbimin e ri qe ka sjell tek klientet e saje kohet e fundit.

- Ju duhet te keni nje adrese Gmail, ose nese nuk e keni duhet ta krijoni.
- Hyni ne panelin e Gimail, dhe ne menune siper keni : Documents
- Klikoni aty, dhe pastaj klikoni New pastaj Form
- Krijoni anketen tuaj, me pyetje apo sondazhe, per faqen ne pergjithsi dhe per element te vecant …
- Ruajeni (save) dhe pastaj merrni skriptin “embed” per ta vendosur ne faqen tuaj …
- Me e bukura e kesaj eshte marrja e rrezultateve. Po tek “Documents” hapni anketen qe krijuat, dhe pergjigjet do ti merrni ne nje file sic eshte EXEL (dhe mund edhe ti eksportoni ne exel) ….
Kjo besoj se eshte metoda me e lehte dhe me e perpikte per te krijuar nje ankete …. Personalisht e kam provuar dhe jam shume i kenaqur nga ky sherbim … (falas kuptohet)