Njė tėrmet i fuqishėm tronditi mbrėmė pak pėrpara mesnatės Shqipėrinė. Sipas shėrbimit sizmologjik shqiptar, tėrmeti ėshtė regjistruar nė orėn 23.49 minuta dhe goditja ka qenė 5.4 gradė tė shkallės Richter me intensitet 7 ballė nė epiqendrėn e tij qė ka qenė fshati Gjoricė nė zonėn e Dibrės nė verilindje tė Shqipėrisė. Lėkundjet janė ndjerė tė fuqishme dhe nė kryeqytet.
Sipas tė dhėnave tė para tėrmeti ka shkaktuar disa dėme tė vogla materiale. Autoritetet vendore tė Dibrės kanė njoftuar shembjen vetėm tė dy shtėpive por pa shkaktuar dėme nė njerėz. Ato kanė konfirmuar megjithatė se banorėt e fshatrave pranė epiqendrės janė pėrfshirė nga paniku dhe pėr njė kohė tė gjatė pas tij kanė qėndruar jashtė banesave tė tyre, pėr shkak tė frikės sė pėrsėritjes se tėrmetit e duke qene se ne disa prej shtėpive ka patur krisje te mureve.
Lėkundja e parė e cila ka zgjatur pėr afėr 15 sekonda, ėshtė pasuar nga lėkundje tė tjera tė paktėn deri nė orėn 2 tė mėngjesit. Shėrbimi sizmologjik ka regjistruar tė paktėn edhe 60 lėkundje tė tjera intensiteti i sė cilave ka ardhur nė rėnie.