Paramendoni qė jeni duke folur me bankėn tuaj duke pėrdorur shėrbimin Skype VoIP, e njė Trojan tė jetė duke incizuar secilėn fjalė qė e flisni, duke filluar nga emri dhe shifra juaj e pėrdoruesit.
Njė trojan i emėruar Trojan.Peskyspy e bėn pikėrisht kėtė gjė, u incizon bisedat tė cilat kryhen nėpėrmes Skype VoIP (Voice over IP), aplikacionit tė njohur pėr telefoni nėpėrmes internetit.

Kjo nuk ėshtė hera e parė qė paraqiten trojanėt tė cilėt konfigurohen pėr tė “spiunuar” shfrytėzuesit e shėrbimit Skype, megjithatė kjo ėshtė hera e parė qė Skype Trojan mund tė incizojė thirrjet telefonike. Ky softuer dashakeq sulmon kompjuterėt tė cilėt punojnė me sistemet operative Windows 2000, 95, ME, NZ, XP, Vista e Windows Server 2003.

Ekspertėt theksojnė se nuk bėhet fjalė pėr asnjė lėshim tė sigurisė nė Skype por thjeshtė Trojan.Peskyspy e gjen ku ėshtė kanalizimi i zėrit (audio streaming) dhe shndėrron atė nė dosje MP3 e cila mund t’i dėrgohet “pėrgjuesit” nė largėsi.

Pėr shkak tė popullaritetit tė madh tė Skype janė rrezikuar shumė kompjuterė sepse ai ėshtė i hapur pėr publikun dhe ekziston rreziku i madh qė tė pėrshtatet tė jetė i rrezikshėm. Megjithatė, gėzon fakti qė ky trojan ėshtė karakteristik vetėm pėr Skype dhe tani pėr tani nuk mund tė shpėrndahen nga njėri kompjuter tek tjetri.

Kompania pėr siguri tė internetit, Symantec, thekson se ėshtė e rėndėsishme qė rregullisht tė pėrditėson versionet tuaja tė Skype dhe tė pėrdorni Microsoft Windows Update nė mėnyrė qė tė siguroheni qė sistemi juaj operativ Windows tė jetė i azhurnuar me arnimet e sigurisė.