Njė Shqipėri konfirmohen 31 raste tė prekurish nga gripi i derrave. Mė i fundit ishte njė i ri nga Kamza i cili ka qenė i shtruar nė spitalin Infektiv tė QSUT-sė, por tashmė shėndeti i tij ėshtė pėrmirėsuar.
Drejtori i ISHP-sė, Alban Ylli tha tė premten se listės sė tė prekurve i shtohet njė rast i ri. Konfirmimi u bė pas mbėrritjes sė rezultateve nga laboratori i Rumanisė.
Ky rast konfirmoi dyshimet e mjekėve qė me shqetėsim thonė se numri i tė prekurve nga virusi i gripit tė derrave ėshtė shumė mė i lartė se rastet e konfirmuara zyrtarisht. Pėr kėtė arsye specialistėt tėrheqin vėmendjen pėr higjienė personale.
Sipas tyre ėshtė e vėrtetuar tashmė qė larja e duarve sa mė shpesh me ujė dhe me sapun e pakėson mundėsinė e pėrhapjes sė virusit me disa 20-30 herė.
Lidhur me rastin mė tė fundit tė prekur nga gripi i derrave mjekėt shtojnė se ai ishte nė gjendje relativisht tė rėndė dhe pas dyshimeve u trajtua me Tamiflu.
Dyshimet e mjekėve u vėrtetuan nga Laboratori i Bukureshtit, pėrgjigjet e tė cilit erdhėn disa ditė pasi pacienti kishte lėnė spitalin. Mjekėt thonė se gripi i derrave rrezikon tė kthehet nė pandemi me ardhjen e stinės sė vjeshtės pasi i ftohti ndikon nė pėrhapjen e tij.