Njė aksident i rėndė me pasojė vdekjen e njė personi ka ndodhur nė orėt e pasdites sė kėsaj tė shtune nė autostradėn Tiranė-Durrės. 2 makina dhe njė motor janė pėrplasur mes tyre dhe si pasojė 1 person ka vdekur dhe 2 tė tjerė kanė mbetur tė plagosur.
Dy automjetet, njė Opel me targa Tirane 0669 P dhe njė Volkswagen po me targa Tirane 3750 P janė pėrplasur pasi u pėrpoqėn fillimisht tė parandalojnė shtypjen e kalimtarit, qė mbeti viktimė e aksidentit, e pėr pasojė janė pėrplasur edhe me motorin i cili ka rėnė 70 metra larg duke pėrfunduar nė njė kanal.

Viktima e shėnuar nga ky aksident i rėndė ėshtė njė femėr, identiteti i sė cilės nuk bėhet i ditur. Mėsohet se dy tė plagosurit e janė dėrguar nė Spitalin Ushtarak pėr tė marrė ndihmėn mjekėsore ndėrsa nuk dihet gjendja e tyre. Njėri nga tė plagosurit e kėtij aksidenti ishte edhe drejtuesi i motorit. Ndėrkaq policia nė vendngjarje po heton pėr rrethanat e kėtij aksidenti tė rėndė. Qarkullimi drejt Vorės ėshtė devijuar nė rrugėn dytėsore.