Receta Gatimi

Make - up i duhur pėr BUZĖ PEFEKTE


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Moderatori Forumit Moderator Maska e aurel
    Anėtarėsimi
    Jun 2008
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    2,228
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    20

    Make - up i duhur pėr BUZĖ PEFEKTE



    BUZĖ TĖ BUTA, TĖ PLOTA Asgjė nuk vepron mė tepėr joshėse. Me disa hije tė thjeshta mund tė mbulohen edhe defektet mė tė vogla.
    Meshkujt i pėlqejnė voluminoze: mbi kėtė formulė tė pandėrlikuar bazohet ideali i bukurisė tek buzėt e femrave. Kjo ėshtė madje e studiuar. Nė njė studim, shkencėtarė nga Universiteti Louisville SHBA ndryshuan nė ekran madhėsinė e buzėve tė femrave. Dhe shikoni pėrfundimin: Femrat me buzė tė plota u pėrzgjodhėn nga pjesėmarrėsit meshkuj si mė tė bukurat.
    Ndėrsa femrat kanė preferenca tė tjera. Ato i konsiderojnė mjaft tėrheqės meshkujt me buzė me pėrmasa tė ekuilibruara, as shumė tė holla e as shumė tė trasha.

    Kėshtu apo ashtu, buzėt janė qendra e vėmendjes nė fytyrė. Pėr tė qenė optimal nė lojė, nuk duhen patjetėr buzė perfekte, por vetėm teknikat e duhura pėr t'i bėrė ato perfekte.

    Biondeve me sy bojėqielli ose gri dhe njė ngjyrė tė hapur lėkure u shkon veēanėrisht i kuqi i buzėve me nuancė tė lehtė bojėqielli.
    Flokėkuqet dhe brunet duhet tė kujdesen pėr njė pėrqindje tė lehtė kafe. Nėse lėkura ėshtė shumė rozė, mė mirė hiqni dorė nga tonet e verdha, kafe dhe portokalli. Mė mirė testojini ngjyrat nė dritėn e ditės. Me ngjyrėn e buzėve tė zgjedhur me kujdes dhe me njė laps tė mirė konturesh mund tė korrigjoni disa gabime tė vogla tė formės sė buzėve.

    Kėshillė profesionistėsh: bazėn make-up ose kremin e ditės me nuancė, mė mirė mos e ēoni deri nė konturin e buzėve. Kėshtu i kuqi i buzėve qėndron mė gjatė, dhe keni konture tė pastra. Nėse pėrdorni furēė pėr buzėt, rezultati do tė jetė mė i saktė sesa vetėm me tė kuq buzėsh.

    Dielli, era, ajri i thatė nuk i bėn aspak mirė buzėve. Ato bėhen tė ashpra.
    Si program emergjence mund tė pėrdorni njė balsam para gjumit. p.sh. me Dexpanthenol.

    Lapsa tė veēantė trajtues dhe balsami furnizojnė me yndyrė dhe hidratim dhe parandalojnė buzėt e plasaritura. Ideal ėshtė trajtimi i buzėve me preparate qė pėrmbajnė vit A dhe E, Panthenol dhe allantoin. Kush vuan shpesh nga buzėt e thata ose tė inflamuara, duhet tė sqarojė shkakun tek mjeku. Pas saj mund tė qėndrojė njė sėmundje e lėkurės ose mungesė me vit B. Zgjidhni nė tė gjitha stinėt trajtues pėr buzėt me mbrojtje kundėr diellit.

    Lyerje perfekte
    Me disa hije tė thjeshta mbuloni defekte tė vogla

    Buzė tė holla
    Me njė laps tė hapur buzėsh vijėzoni kufirin mė tė jashtėm tė buzės, ku tė vijėzoni kėndin e buzės plotėsisht me laps konturesh. Si pėrfundim, vendosni tė kuqin e buzėve. Mė shumė pėrshtaten tė kuq buzėsh ose shkėlqyes tė hapur.
    Kanė efekt zmadhues




    Buzė tė mėdha Fillimisht pikturoni kėndin e buzės me njė laps mbulues nė ngjyrė tė lėkurės. Vijėzoni pikėrisht konturet poshtė pjesės sė buzės dhe jo tėrėsisht deri nė cepin e buzės. Mė mirė pėrdorni ngjyra pa shkėlqim, tė errėta - ato i bėjnė buzėt tė duken mė tė vogla.



    Cep i rėnė i buzės
    Fillimisht mbulojini me njė laps mbulues. Tani vendosni shkėlqyes nė ngjyrė tė buzės ose nė ngjyrė tė tė kuqit tė buzės, duke lėnė cepin e jashtėm tė buzės. Ato theksojini mė mirė me njė vijė tė hollė, e cila ngrihet disi. Si pėrfundim, vendosni tė kuqin e buzėve.



    Rrudhėzat e buzėve
    Tek to mund tė grumbullohet make-up, i cili nuk duket aspak kėndshėm. Prandaj mė parė pėrdorni pak hidratant. Mė pas rrethoni buzėt me njė laps konturesh, nė mėnyrė qė ngjyra tė mos pėrhapet edhe jashtė buzės.
    Ngjyrat shndritėse si rozė ose kajsi kanė efekt tė freskėt dhe natyra!



    Buza e sipėrme e hollė, buza e poshtme e plotė
    Problemi mė i shpeshtė i buzėve. Mund tė rregullohet duke konturuar vetėm buzėn e sipėrme nė pozicionin mė tė lartė me njė vijė. Buzėn e poshtme mos e nėnvijėzoni. Si pėrfundim, vendosni tė kuqin e buzėve.


  2. #2
    i/e rregjistruar Maska e sirena blu
    Anėtarėsimi
    Sep 2009
    Postime
    6
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    keshilla te vlefshme per ne femrat

  3. #3
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Te holla apo te trasha...buzekuqi mendoj une i "shemton' buzet (por ka vajza qe edhe iu shkojne)......ideal per mua eshte thjesht nje zbutes me ngjyre te lehte!...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Aroma e duhur
    Nga Erinaa nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 30-03-2014, 12:22 PM
  2. Nderhyrjet plastike te deshtuara ne buze !!
    Nga labja nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-08-2013, 09:00 PM
  3. Mbrekullite e Make-up
    Nga ReniX nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 26-02-2011, 12:22 PM
  4. 6 sugjerime pėr buzė perfekte 8)
    Nga Altin111 nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 10-01-2008, 05:28 AM
  5. Makijazh i bukur pėr sy dhe buzė?
    Nga Altin111 nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2007, 07:41 PM