Receta Gatimi

Policia trajnohet pėr parandalimin e veprimeve terroriste


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Moderatori Forumit Moderator Maska e aurel
    Anėtarėsimi
    Jun 2008
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    2,228
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    20

    Policia trajnohet pėr parandalimin e veprimeve terroriste





    Ministri i ri i Brendshėm i Shqipėrisė, Lulzim Basha mori pjesė nė ceremoninė e diplomimit tė 24 oficerėve tė policisė qė pėrfunduan njė kurs trajnimi tė financuar nga Ambasada e SHBA-ve nė Tiranė pėr parandalimin e aktiviteteve terroriste.
    Nė kėtė kurs trajnimi janė trajtuar si tema kryesore tė drejtat e njeriut, rrymat e terrorizmit, survejimi, financimi i terrorizmit, krijimi i njė njėsie tė parandalimit tė terrorizmit, menaxhimi i informacionit etj.

    Basha pasi falėnderoi Ambasadėn e SHBA-ve pėr ndihmėn e vazhdueshme nė drejtim tė pėrmirėsimit tė kapaciteteve tė Policisė sė Shtetit u shpreh se lufta kundėr terrorizmit ėshtė njė platformė ku bazohet bashkėpunimi mes tė dy vendeve.

    Ministri Basha vlerėsoi nė takim se ėshtė pikėrisht ky partneritet strategjik, falė tė cilit Shqipėria u anėtarėsua nė NATO, qė parashikon rritjen e kapaciteteve pėr tė kontribuar mė shumė kudo nė botė nė luftėn kundėr terrorizmit si dhe pėr tė parandaluar kėtė rrezik global, i cili nuk ėshtė i izoluar, por i lidhur ngushtė me krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme.

    Zv/ ambasadorja amerikane, Deborah Jones, falėnderoi nga ana e saj oficerėt e policisė pėr dedikimin dhe angazhimin e treguar pėr tė pėrfituar pėrvojėn e duhur nėpėrmjet kėtij kursi trajnimi. Jones siguroi se Ambasada e SHBA-ve dhe qeveria amerikane do tė vijojnė mbėshtetjen pėr pėrmirėsimin e kapaciteteve dhe fuqizimin e burimeve njerėzore tė Policisė sė Shtetit.

    Pjesėmarrėsit qė kryen kėtė kurs trajnimi janė aftėsuar tė identifikojnė informatorė potencialė, tė pėrdorin survejimet pėr tė gjetur vendndodhjen, vendet e grumbullimit tė terroristėve, tė intervistojnė tė dyshuar dhe dėshmitarė nė hetime qė kanė lidhje me terrorizmin, tė kuptojnė metodat e financimit tė terrorizmit, tė zhvillojė njė sistem tė dhėnash pėr tė gjurmuar informatorėt, dhe pėr tė verifikuar informacionin e informatorėve.

    Nė ceremoninė qė u zhvillua me rastin e pėrfundimit tė kėtij kursi trajnimi morėn pjesė gjithashtu edhe drejtori i pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Ahmet Prenēi, shefi i Zyrės Rajonale tė Sigurimit Dennis San Miguel, si dhe funksionarė tė tjerė tė kėsaj zyre dhe tė Policisė sė Shtetit.

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28

    Thumbs up

    .......................

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Klevi88
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    522
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    si llosh me duket ky Luli mu se di pse , kisha sh besim kur erdhi ne fillim po tani e ka kap virusi si gjith tjeret

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Laptopi me ka humbur shpejtesin e veprimeve qe kishte me pare
    Nga paolo maldini nė forum Sisteme Operative
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-03-2011, 06:38 PM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-07-2010, 12:13 AM
  3. Ariu vret dy terroristė
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 07:34 PM
  4. Shqiperia, progres ne parandalimin e tortures ne burgje
    Nga Kliton nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2009, 12:57 PM
  5. Lėngu i boronicės ndihmon nė parandalimin e infeksioneve uri
    Nga ema_d nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2008, 11:58 AM