Policia italiane ia ka marrė vathėt trajnerit tė kombėtares argjentinase Diego Maradonas, nė tentim qė tė paguaj njė pjesė tė tatimit tė cilin ish futbollisti ia ka borxh shtetit nga koha kur ai ka luajtur pėr ekipin nga Napoli.
Maradona ia ka dorėzuar vathėt me vlerė prej rreth 4.000 eurosh policisė nė njė spital nė veri tė Italisė, njofton transmetuesi britanik BBC. Agjencia italiane e lajmeve ANSA pohon se Maradona ka borxh 37 milionė euro nga koha kur nė mes tė viteve 1984 e 1991 ka luajtur pėr Napolin.

Nė spital ai po qėndronte pas njė serie tė humbjeve tė kombėtares argjentinase dhe ku po gjente shėrim pėr shkak tė problemeve me stres dhe peshė tė tepėrt.

Pėr shkak tė rezultateve tė dobėta, pėr tė cilat Maradona ka marrė pėrsipėr fajin, kombėtarja argjentinase ėshtė nė rrezik qė pėr herė tė parė pas vitit 1970 tė mos kualifikohet pėr Kampionatin Botėror.