Receta Gatimi

Tranvestitit i pritet fyti me thikė, dyshohet tutori


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Moderatori Forumit Moderator Maska e aurel
    Anėtarėsimi
    Jun 2008
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    2,228
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    20

    Tranvestitit i pritet fyti me thikė, dyshohet tutori





    Njė krim makabėr ka tronditur mbrėmjen e djeshme kryeqytetin teksa njė tranvestit ėshtė vrarė nė mėnyrė barbare vetėm pak metra larg godinės sė KKRT. Policia ka zbuluar trupin e pa jetė rreth orės 20.45 tė mbrėmjes sė djeshme nė njė rrugicė tė errėt. Burimet nga vendi i ngjarjes pohuan se kalimtarėt e rastit kanė parė trupin e pa jetė dhe menjėherė kanė njoftuar policinė.
    Hetuesit qė kanė shkuar pak minuta mė pas nė vendin e ngjarjes pohuan fillimisht se ishte vrarė njė femėr por pak minuta mė pas deklaruan se bėhej fjalė pėr njė tranvestit.

    "Viktima ėshtė njė mashkull qė mendohet se quhet Petrit por ende nuk ėshtė bėrė identifikimi i plotė i tij. Ai nuk kishte dokumente me vete dhe nga ana jonė nuk ėshtė element i skeduar. Ai njihet nė rrethet e homoseksualėve dhe tranvestitėve me emrin Kristina. Kėto janė tė dhėna paraprake dhe pėr momentin nuk mund tė themi asgjė tjetėr", thanė mesnatėn e djeshme burimet zyrtare tė policisė.

    Sipas tyre, viktimės i ėshtė prerė fyti dhe ka vdekur si pasojė e humbjes sė madhe tė gjakut. Hetuesit kanė kėrkuar pėr thikėn nė vendin e ngjarjes por pa mundur ta gjejnė atė.

    Dyshimet e para janė se vrasja mund tė jetė kryer pėr motive konkurrence nga tranvestitėt e tjerė. Hetuesit janė vėnė nė kėrkim tė tranvestitėve qė gjenden zakonisht nė atė zonė por askush prej tyre nuk ndodhej aty. Patrulla policie janė shpėrndarė nė tė gjithė zonėn duke kėrkuar pėr tranvestitėt dhe prostitutat.

    Hetuesit pohuan se kanė njė tė dyshuar por pa bėrė publik emrin. Ndėrkohė, njė pistė tjetėr ėshtė se vrasja mund tė jetė kryer nga ndonjė homofob qė mund tė ketė kryer marrėdhėnie seksuale me viktimėn pėrpara vrasjes.


    Burimi//shekulli

  2. #2
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Une nuk e besoj qe eshte vrare nga tutori.
    Them qe ka arsye te tjera.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-10-2009, 11:50 AM
  2. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2009, 05:23 PM
  3. Vritet me thike 18-vjecari
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2009, 09:50 PM
  4. Eksploziv parukerise, dyshohet per konkurrence
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 07:21 PM
  5. Tritol tri femrave, dyshohet babai
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2007, 09:27 PM