Policia greke njoftoi se shkatėrroi njė rrjet tė trafikut tė drogės duke arrestuar katėr shtetas nga Shqipėria.
Sipas policisė greke, tre anėtarė tė njė familje shqiptare me banim nė Athinė dhe njė shtetas tjetėr po nga Shqipėria janė vėnė nė pranga pėr transportim dhe shpėrndarje tė drogės.

Nė banesat e tyre, sipas policisė greke, u sekuestrua njė sasi prej disa kilogramėsh heroinė dhe disa kilogramė bimė narkotike mariuanė.

Policia greke tha se rrjeti greko -shqiptar po hetohej prej kohėsh pėr trafik droge nė njė nga lagjet mė tė pasura tė Athinės.

Burimet zyrtare tė policisė greke pohojnė se nga hetimet e para lėnda narkotike futej nga kufiri shqiptar pėrmes Pikės sė Kapshticės nė Juglindje tė Shqipėrisė.

Trafiku i lėndėve narkotike nė kufirin shqiptaro - grek ėshtė nga format mė tė pėrhapura kriminale.

Policia e Gjirokastrės njoftoi sot se zbuloi njė sasi prej dhjetė kilogramėsh lėndė narkotike nė afėrsi tė brezit kufitar me Greqinė. Sipas policisė lėnda synohej tė trafikohej drejt Greqisė nga rrjetet shqiptare tė narkotikėve.