Njė proces jo tė lehtė dhe nė kėmbim tė plotėsimit tė njė sėrė kushtesh e ka quajtur ambasadorja e Britanisė nė Shqipėri, integrimin e vendit tonė nė familjen evropiane.
Duke folur gjatė njė seminari organizuar sot nė Vlorė, Fiona McIlwham ka garantuar mbėshtetjen e vendit tė saj nė kėtė rrugė tė Shqipėrisė, por ka sqaruar se deri nė anėtarėsim duhet ende punė.

"Hyrja nė BE nuk ėshtė kaq e lehtė dhe kriter pėr kėtė mbetet besueshmėria. Vendet anėtare janė gjithmonė e mė tė shqetėsuara pas problematikave qė mund tė ketė pasur dhe vala e kėtij zgjerimi ka ngushtuar nė njė farė mėnyre rrethin e hyrjes. Nė Shqipėri forcimi i ligjit ėshtė prioritar, si edhe nė gjithė rajonin. Kėto reforma duhet tė krijohen nga vetė vendet e nė kėtė drejtim e ardhmja e Evropės duket premtuese", ka thėnė ajo.

Sipas saj, Britania e Madhe ėshtė e gatshme tė ndihmojė vendet e rajonit dhe ėshtė e angazhuar qė tė tjerėt tė ndjekin hapin e saj.

Pėrfaqėsuesja britanike nė Shqipėri ka prekur gjithashtu edhe zhvillimet politike nė Shqipėri. Referuar qeverisė Berisha- Meta, ajo tha se deklarimet e tyre mbi liberalizimin e vizave e kushte tė tjera pėr anėtarėsimin nė BE janė pozitive, por hedhja nė veprim ėshtė shumė mė e vėshtirė se fjalėt.

Nė lidhje me zgjedhje, ajo tha se zgjedhjet treguan se ka ende pėr tu pėrmirėsuar, ndėrkohė qė nuk u plotėsuar gjithė standardet.