Ka nisur rreth orės 11:00, nė Gjykatėn e Shkallės sė Pare nė Tiranė, seanca ndaj 29 te pandehurve, tė akuzuar pėr tragjedinė e Gėrdecit. Njė javė mė parė seanca u shty pėr shkak tė mungesės sė avokatit Artan Kodheli qė mbron interesat e tė pandehurit Agim Lala njė prej ushtarakeve nė Ministrinė e Mbrojtjes.
Asnjė seancė nuk ėshtė zhvilluar deri tani pėr shkak tė shtyrjeve tė njėpasnjėshme.
Procesi ėshtė zvarritur prej 7 muajsh, qė nga koha qė prokuroria ka dorėzuar dosjen nė gjykatė.

Mes tė pandehurve janė edhe, administratori i "Alba Demil", Mihal Delijorgji dhe ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari si de disa ish-ushtarakė tė lartė akuzohen si pėrgjegjės pėr tragjedinė e Gėrdecit.

Pak ditė mė parė, presidenti i Republikės Bamir Topi nė cilėsinė e kreut tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė kėrkoi gjykim tė pandėrprerė tė ēėshtjeve gjyqėsore, gjykim me pėrgjegjėsi e larg influencave.

Ndėrkohė, i pandehuri Fatmir Mediu, ish-ministėr i Mbrojtjes nė kohėn e tragjedisė u lirua nga akuza, pasi Gjykata e Lartė vendosi tė pushojė ēėshtjen nė ngarkim tė tij me argumentimin se ai ėshtė person me imunitet.