Njerėzve me rritje shkurtabiqe nga provinca kineze Yunnan u kanė ardhur nė maje tė hundės maltretimet dhe ofendimet e pėrditshme, prandaj nė qytetin Kunming kanė ndėrtuar fshatin e vet dhe ua kanė ndaluar hyrjen tė gjithė atyre qė janė mė tė gjatė se njė metėr e tridhjetė centimetra.
Tė revoltuar me diskriminimin e pėrditshėm tė cilit i nėnshtrohen njerėzit me rritje shkurtabiqe, njerėzit nė Kunming nė jug tė Kinės e kanė shndėrruar veten nė njė atraksion turistik.

Njerėzve mė tė gjatė se njė metėr e tridhjetė centimetra u ėshtė ndaluar hyrja nė komunėn private nė njė kodėr nė tė cilėn tani jetojnė 120 njerėz. Ata kanė zjarrfikėsit dhe policėt e vet, derisa fshatin e kanė shndėrruar nė njė park tematik nė tė cilėn rriten shtėpitė nė formė tė kėrpudhave, derisa banorėt vishen si role nga pėrrallat.

“Si njerėz me rritje tė shkurtabiqe jemi mėsuar qė njerėzit e gjatė tė na shfrytėzojnė dhe fyejnė. Megjithatė, tani nė fshatin tonė nuk ka njerėz tė gjatė prandaj krejt ēfarė bėjmė, e bėjmė pėr vetveten”, ka thėnė Fu Tien, i cili ėshtė zėdhėnės i kėtij grupi tė njerėzve.