Njeriu kryesor i spektaklit humoristik “Portokalli”, Agron Llakaj, ka treguar se e ka ftuar njėrin nga karakteret e tij nė shou, Sali Berishėn, qė tė merr pjesė nė “Portokalli”, mirėpo kryeministri i Shqipėrisė nuk i ėshtė pėrgjigjur ofertės.
“Ne e kemi ftuar politikėn tė bėhet pjesė e ‘Portokallisė’. Tė vijnė nė mėnyrėn mė miqėsore tė mundshme pėr tė treguar se janė dashamirės me humorin. Puna ėshtė se, deri tani askush nuk ka pranuar”.
“Ftesat janė nga mė tė ndryshmet. Nė Vitin e Ri, kam ftuar kryeministrin Sali Berisha qė tė ishte pjesė e ‘Portokallisė’. E kam ftuar edhe nė muajin maj, kur u mbyll sezoni i kėtij viti dhe nuk kam marrė asnjė lloj pėrgjigjeje nga ai...”.
“Humori, po nuk qe oponent me realitetin nuk ėshtė humor. Gjatė gjithė kohės, kushdo qė tė jetė nė pushtet, unė do tė jem njė lloj oponenti edhe pse mund ta dua atė politikan. Nuk ka lidhje me atė si njeri, por me atė qė ai shėrben. Nuk ka se si tė jem pro qeverisė. Unė do tė jem gjithmonė nė opozitė. Gjėrat e mira nuk ka nevojė qė t'i mburrim, duhet tė merresh gjithmonė me tė metat”, ka thėnė Llakaj nė njė intervistė.