Policia nė Australi ka “arrestuar” njė krokodil dhe e ka mbyllur nė njė qeli pasi qė ėshtė zbuluar se ai po bredhte nėpėr qytet.
Banorėt lokal kanė njoftuar policinė pėr njė krokodil 2.1 metra tė gjatė i cili u paraqit nė kampin Arrkuluk Camp tė territorit federal australian Northern Territory.

Policėt kanė thėnė se ai po bredhte afėr njė muri rrethues dhe “po tė tentonte tė dukej i pafajshėm”, shkruajnė mediat vendase.

Rreshteri Adam Russell ka thėnė: "Kam dashur tė gjuhem nė tė dhe ta kap, por policėt nė kuaj nuk mė lejuan ta bėj kėtė".

Nė vend tė kėsaj, krokodili ishte kapur dhe lidhur mbi pjesėn e prapme tė njė kamionēine, dhe ishte dėrguar nė qelitė e policisė.

Ai ishte mbajtur nėn arrestim pėr tri ditė rresht derisa ekspertėt e njė ferme krokodilėsh kishin ardhur ta marrin.