Ashtu sikurse ishte paralajmėruar, Partia Socialiste do tė zhvillojė gjatė sė shtunės nė orėn 5 pasdite pėrpara Kryeministrisė, protestėn pėr mbrojtjen e votės.
“Ftojmė nė protestė tė shtunėn orėn 5 pasdite pėrpara Kryeministrisė tė gjithė qytetarėt qė si ne, e ndjejnė Shqipėrinė vendin e tyre e jo tė Sali Berishės, Ilir Metės e oborrtarėve tė tyre. Qė demokracinė e shtetin ligjor e ndjejnė investimin themelor tė njė shoqėrie tė shėndoshė e jo perden pas tė cilės fshihet manipulimi i zgjedhjeve tė lira e tė ndershme nga njė qeveri e korruptuar. Qė Shqipėrinė evropiane dhe lėvizjen e lirė e pa viza e ndjejnė destinacionin e tė ardhmes tė cilėn nuk mund ta marrė peng askush”, deklaruan tė premten deputetėt e Tiranės sė kėsaj partie.

Ata thanė se “kjo ėshtė njė betejė tė cilėn ne dhe shumica e shqiptarėve do e fitojmė pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e Shqipėrisė evropiane. Ne jemi tė vendosur tė mos lejojmė qė e ardhmja e Shqipėrisė dhe shqiptarėve tė mbahet peng brenda atyre kutive nga kjo maxhorancė manipulatore”.