Shefi i Departamentit tė Hartografisė nė Institutin e Gjeografisė Ushtarake, nėnkolonel Behar Malaj, ka dhėnė dorėheqjen e parevokueshme nga kjo detyrė.
Vendimi i tij vjen fill pasi “Gazeta Shqiptare” botoi pak ditė mė parė procesverbalin e mbledhjes sė “fshehtė” tė komisionit parlamentar tė Ligjeve, ku drejtoresha e IGJU-sė, Miranda Zeka pohonte para deputetėve tė mazhorancės se harta e kufirit detar mes Shqipėrisė dhe Greqisė, e pėrcaktuar nė bazė tė marrėveshjes dypalėshe, nuk ekziston.

Nė prononcimin e tij pėr “G.SH”, Malaj bėri tė ditur se “lajmi i pėrcjellė nga “Gazeta Shqiptare” ka qenė tronditės.

“Dhashė dorėheqjen e parevokueshme nė shenjė proteste pėr mungesėn e hartės sė ndarjes sė kufirit detar. Nuk mund tė qėndroj mė nė njė institut qė nuk mund tė masė pronat e shtetit tė tij dhe qė nuk e ka hartėn pėrkatėse”, - sqaroi nėnkoloneli.

Shefi i Departamentit tė Hartografisė nė Institutin e Gjeografisė Ushtarake bėri mandej tė ditur se ka pasur edhe njė sėrė arsyesh tė tjera qė e detyruan nė marrjen e kėtij vendimi. “Publikimin e tyre do ta bėj nė njė kohė mė tė vonė, pasi jam nė pritje tė pėrgjigjes qė do tė marr nga eprorėt e mi lidhur me dorėheqjen qė iu kam paraqitur”, pėrfundon ai.

“Gazeta Shqiptare “ duke iu referuar burimeve zyrtare nga IGJU shkruan se akti i nėnkolonelit Malaj do tė shoqėrohet nga njė valė dorėheqjesh tė funksionarėve tė lartė tė kėtij Instituti, qė gjithashtu nuk kanė qenė nė dijeni pėr mungesėn e hartės detare.

Vetėm pak ditė mė parė ushtarakėt i bėnė apel presidentit tė Republikės, Bamir Topi, kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė, tė njihen thellėsisht me kėtė marrėveshje pėr tė kuptuar qartė cenimin e rėndė qė ajo i bėn sovranitetit dhe integritetit territorial tė Shqipėrisė”.

Komisioni parlamentar i Ligjeve, pa asnjė votė kundėr miratoi nė datėn 25.09.2009 marrėveshjen e nėnshkruar mes Shqipėrisė dhe Greqisė pėr pėrcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve. Tani pritet qė fjalėn e fundit pėr kėtė ēėshtje ta thotė seanca plenare e 19 tetorit.

354.4 km2 ėshtė sipėrfaqja ujore nė detin Jon, qė ka pėrfituar Greqia nga marrėveshja pėr pėrcaktimin e kufirit detar me Shqipėrinė. Konkretisht, vetėm nga Kepi i Stillos, pėrballė gjirit tė Kėrkyrės, nė hyrje tė ngushtesės veriore tė Korfuzit, pala greke ka pėrfituar 2.9 km2; nga shkėmbi Barketa, 1.5 km2.

Sot nė orėn 11:00 pėrfaqėsuesit e 72 shoqatave qė mbrojnė interesat e kombit shqiptar, do tė mblidhen nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar pėr t’u drejtuar sė bashku njė apel publik institucioneve tė shtetit shqiptar, pėr tė penguar ratifikimin e marrėveshjes me Greqinė pėr pėrcaktimin e kufirit detar.