Komisioni Evropian u ka bėrė thirrje shteteve anėtare tė Bashkimit Evropian qė nė mėnyrė sistematike tė dėnojnė ashpėr personat pėrgjegjės pėr dėrgimin e porosive kompjuterike tė padėshiruara (spam), i cili ėshtė njė problem qė mundon madje 65 pėr qind tė banorėve tė shteteve evropiane.
"Edhe pse spami ėshtė ndaluar qė prej vitit 2002, porositė e padėshiruara elektronike ende vazhdojnė ti pranojnė 65 pėr qind e qytetarėve tė BE-sė", ka deklaruar komisarja evropiane e ngarkuar pėr kėtė problem Vivian Reding.
"Na duhet tė pėrshpejtojmė luftėn kundėr spamit, e shtetet anėtare tė BE-sė duhet tė rishikojnė masat ligjore me tė cilat do tė dėnonin ashpėr ata tė cilėt dėrgojnė spam", thuhet nė deklaratėn e komisares evropiane.
Rezultatet e njė analize tė cilėn e ka kryer Komisioni Evropian tregojnė dallime tė theksuara nė numrin dhe llojin e dėnimeve pėr ata tė cilėt dėrgojnė spam. Numri mė i madh i dėnimeve ėshtė regjistruar nė Spanjė dhe nė Sllovaki 39, derisa nė Rumani vetėm 20.
Mė sė ashpri dėnohen personat nė Holandė ku dėnimet shkojnė deri nė njė milionė euro, derisa nė Itali 570.000 euro e Spanjė 30.000 euro.